Niki Delijorgji:Unë Miss-i që do të mbetem në histori

Niki Delijorgji:Unë Miss-i që do të mbetem në histori
Niki Delijorgji të bën për vete jo vetëm me buzëqeshjen e ëmbël , por edhe me sinqeritetin që e karakterizon në çdo fjalë që thotë. Është vetëm 16 vjeç dhe këtë vit ka rrëmbyer dy nga kurorat më të rëndësishme, atë të “Miss Shqipërisë” dhe të “Miss Globe” . Një javë më parë do të kurorëzohej si “Miss Globe 2012”, duke u shpallur kështu si më e bukura e globit. Në këtë rrëfim të sinqertë për suplementin THASH&THEM, Niki rrëfen emocionet dhe “peshën” e të qënurit vajza më e bukur në Shqipëri dhe në globë. Ajo do të mbahet mend edhe si bukuroshja e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Jo më e bukura e Shqipërisë por e bukura e Globit, si ndihet NIki Delijorgji që mban edhe këtë kurorë tanimë?

Ndihem shumë e lumtur që mbaj dy kurora për këtë vit dhe njëkohësisht shumë krenare për veten time .

Kush është kurora më e bukur për ju?

Më e bukur për mua është kurora e “Miss Shqipërisë”, pasi e përjetova me më shumë emocion dhe pse “Miss Globe” është më e rëndësishme në botë.

E mendonit që do të ishit fituesja e Miss Globe?

Jo nuk e mendoja, por do doja shumë të merrja një çmim ose të futesha në dhjetëshen e vajzave më të bukura.

Jeni shpallur Miss Globe në Vlorë, në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në qytetin ku është ngritur flamuri, si ju bën të ndiheni ky fakt?

Ky është fakti që më bën më të lumtur, që fitova Miss Globin në 100 vjetorin e pavarësisë dhe emri im do mbetet gjithmonë në histori.

Si ishte konkurrenca mes më të bukurave të gjithë botës?

Konkurenca ishte shumë e fortë por unë u kënaqa me të gjitha vajzat.

Me cilën nga vajzat krijuat më tepër miqësi?

Me Miss Turqinë , Hazal. Edhe pse nuk dinte shumë mirë anglisht ne kuptoheshim edhe me sy. Ishte një vajzë shumë e mirë dhe vetëm qeshnim.

Do ti ruani kontaktet me mbarimin e Miss Globe?

Natyrisht që po. Unë ende flas me pothuajse shumicën e vajzave.

Niki, çfarë do të mbani mend nga kjo eksperiencë?

Të gjitha gjërat por më shumë natën finale.

Menjëherë sa u shpallët Miss Globe, personi i parë që ju përqafoi ishte motra juaj e vogël Stefi, çfarë emocionesh përjetuat në ato moment?

U ndjeva shumë e çliruar kur më përqafoi Stefi.

Si e festoi Niki, kurorën e “Miss Globe”?

Dola për darkë me familjen time.

Do të jetë modelimi prioriteti juaj kryesor tani që triumfuat përsëri?

Nuk mund të planifikoj të ardhmen time, por besoj se e ardhmja ime do ketë të bëj me fushën e televizionit .

Ndiheni e realizuar, pasi keni goditur dy herë në shenjë?

Po , kjo ishte ëndrra ime dhe këtë herë arrita më shumë sesa mendoja.

Keni një modele të preferuar?

Modelet e Victoria Secret’s janë të preferuarat e mia .

Kush mendon se është çelësi i suksesit tuaj?

Këto janë kompeticion bukurie dhe mendoj se bukuria, por edhe pse jam pak ndryshe në mendimet e mia se të të tjerëve.

Cila është ëndrra juaj më e madhe në jetë?

Të bëhem një person i suksesshëm në jetë, në mënyrë familja ime të ndihet krenare për mua.

Përveç modelimit çfarë ju pëlqen tjetër?

Muzika dhe kërcimi, por këto janë më tepër hobi.

Mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku ndiheni më mirë?

Shqipëria është vendi im dhe patjetër që ndihem mirë këtu, por në Greqi mentaliteti është më i mirë.

Më përshkruani pak emocionet që përjetuat kur dëgjuat emrin tuaj, si fituese e Miss Globe?

Thashë me vete , YOU DID IT AGAIN( ia dole sërish)... Dhe isha shumë e lumtur se këtë herë nuk e besonte njeri fitoren time..

Ku do ta shohim Niki Delijorgjin tani...

Tani për tani nuk kam një plan, por këtë do t’ia lemë të ardhmes.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit