Niko Kanxheri: Teatri Kombëtar duhet bërë i ri

Niko Kanxheri: Teatri Kombëtar duhet bërë i ri

Aktori i njohur i skenës shqiptare Niko Kanxheri

Një nga artistët që nuk është përfshirë në debatin e kohëve për Teatrin Kombëtar është aktori i mirënjohur i skenës dhe filmit, Niko Kanxheri. Jo se nuk ka dashur, por sepse nuk beson në arsyet mbi të cilat ngrihen debatet nga artistët dhe palët e përfshira.  I ftohtë në gjykim, aktori Kanxheri për herë të parë jep opinionin e tij për ndërtimin e një Teatri të ri.

Teatri Kombëtar për mua duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godinat e ndërtuara për të qenë provizore, duhet të zhbëhet. Mua po ma ndërtojnë shtëpinë time, moderne, të bukur, të mirë, komode dhe papritur unë nxjerr një arsyetim të ri, se çfarë duan ato kulla atje. Janë dy probleme që nuk qëndrojnë bashkë, brenda tyre është një justifikim. Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!

Për mua pikëpyetja më e madhe në fushën e artit dhe jo vetëm është: cili është ai mjet që mund të ndajë shapin nga sheqeri, të aftët nga të paaftët?! Unë s’e di, cili është ai mjet? Po të dalësh individualisht e të gjykosh gjithë botën, duke u nisur nga motive personale askush nuk të beson. Pra, duhet një organizim i tillë që ta bëjë këtë ndarje, të pastrohet skena nga plehrat. Prapë del pyetja, kush do të vendos se kush bën dhe kush nuk bën?! Kush është i qenësishëm në skenë dhe kush ka hyrë kontrabandë për motive vulgare, të dobëta?! Në rast se nuk zgjidhet ajo, atëherë gjithë arti dramatik do të ketë diçiturën: lëvizje amatore.

Aktori Niko Kanxheri

Sipas tij edhe artistët e Teatrit Kombëtar duhet të ndjekin shembullin e Teatrit të Operas, e cila është një fazë tranzitore.

Po rikonstruktohet opera, ku shkuan artistët, këngëtarët, muzikantët, regjisorët? Ata i hynë Shqipërisë nëpër rrethe, duke dhënë shfaqje në kushte ndoshta, edhe më të këqija, por aktivitetin e vazhdojnë. Ka skena të gjithë Shqipërisë që janë të gatshme të venë artistët e Teatrit, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Fier, Gjirokastër.

Aktori Niko Kanxheri

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë