ANGLI- Niko Kovaç pas shkarkimit nga Bayern Mynih është shfaqur në dhe emri i tij po lakohet mes stolit të Everton dhe Arsenal. Kroati është shfaqur në stadiumin Goodyson Park dhe ndoqi ndeshjen mes Everton dhe Chelsea, ku vendasit fituan 3-1. ‘Blutë’ e Liverpool të udhëhequr përkohësisht nga trajneri Duncan Ferguson, shkarkuan disa ditë më parë trajnerin Marco Silva dhe janë në kërkim të një të tekniku të ri dhe Kovaç do të ishte një emër i madh për ekipin i cili renditet në vendin e 14-të në tabelën e Premier League.
Por menjëherë mediat angleze e kanë lidhur emrin e Niko Kovaç me Arsenalin që është ende në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Unai Emery dhe duket se as Fredjie Ljunberg si i përkohshëm nuk po jep rezultat.
Por drejtori teknik i ‘Topçinjve’ të Londrës, Edu ka shprehur hapur dëshirën e tij për t'ia besuar stolin ish- lojtarit të Arsenal, Patrice Viera. Ky i fundit gjithashtu mësohet nga mediat britanike se do e pranonte me kënaqësi një pozitë të tillë. Francezi Viera luajti për 9 vite për Arsenal ndërkohë prej 2018 është trajneri i Nice në Ligue 1.