Niko Peleshi: Do të anulojmë çdo
vendim, edhe atë për SHQUP

Niko Peleshi: Do të anulojmë çdo<br />vendim, edhe atë për SHQUP
TIRANE -  Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” të tv A1 Report ka folur në lidhje me sjelljen e ministrave ndaj detyrës dhe publikut, marrëdhëniet me LSI, por dhe për pronat e anulimin e vendimeve të Berishës, përfshi SHQUP.

Zv/kryeministri Peleshi i është përgjigjur pyetjeve të Ilir Babaramos mbi tre vendimet e para të qeverisë ‘Rama’, përfshirë Kodin Etik, ekonominë, mënyrën se si do të shlyhet borxhi ndaj kompanive duke synuar uljen e borxhit publik.

Babaramo: Keni deklaruar se do i anuloni vendimet pas 23 qershorit. Gjasat tregojnë se nuk po shkoni në këtë ulli? SHQUP duket sikur është certifikuar tashmë.

Peleshi: Ku shikoni se jemi zbrapsur? Interesat e qytetarëve u prekën keqas në mënyrë të paprinciptë pas 23 qershorit. Ne do marrim vendime etik; do prekim çdo vendim pas 23 qershorit. Mund të jenë marrë vendime që nuk bien ndesh me interesa madhore. Por për etikë do t’i zhbëjmë të gjitha. Ky është qëndrimi ynë në të cilin do qëndrojmë dhe pasi të jemi përpara zgjedhësve pas 4vjetësh.

Do të anuloni çdo vendim?
Ne do anulojmë çdo vendim.

Përfshirë dhe SHQUP?
Çdo vendim.

Pse morët këto 3 vendime si të parat. Pse zgjodhët pikërisht këto?
Nuk ka qenë përzgjedhje rastësore. Ne kemi pasur parasysh simbolikën e vendimeve të para. Mbledhje e shkutër, por e rëndësishme për mesazhet. Vazhdoi me Kodin e Etikës. Ne mendojmë se rikthimi i integritetit të qeverisë, etika e qeverisë dhe gjithë institucioneve është shumë e rëndësishme, duhet rindërtuar. Nuk është thjesht një prej vlerave që një shoqëri duhet të ketë transparenca, llogaridhënia etj. S’është vetëm me këto, por janë edhe arsye që kanë të bëjnë me ekonominë. Në momentin kur do rindërtohet besimi, do çbllokojrmë edhe ekonominë shqiptare. Kur besimi i qytetarëve, biznesit, investitorëve të rritet.

Çfarë parashikon Kodi? Çfarë i ndalon një ministri?
Kodi tejkalon detyrimet ligjore. Çdo ministër ka detyrime. I çliruar nga konfliktet e interesit, integritet, llogaridhënës. I tejkalon Kodi. Më vjen keq, që politika ende bazohet në spekulime, ku nuk kursejnë as Kodin e Etikës, sepse besimi i qytetarit është idëmtuar. Publiku ka pikëpyetje të mëdha si gjenerojmë taksat e tyre për shembull. Por ky Kod u sulmua me lloj-lloj përcaktorësh si ‘Kodi i Heshtjes’.

Ka një Kod mafioz të heshtjes në Siçili.
Kujt neni i referohen që e quajnë heshtje? Nuk bëhet fjalë për norma pa sens. Përkundrazi. Në një nen thuhet se ministrat pavarësisht se s’janë dakord me njëvendim s'duhet të dalin të nesërmen e të thonë që "unë s’jam dakord". Kjo ndodh në shumë qeveri të botës. Nëse merren me këtë dhe e zmadhojnë është spekulative. Do reformojmë qeverinë në aspekt etik dhe estetikisht. Do komunikojmë ndryshe.

Pse mos ta bëjë publike votën e tij?
Nuk ka pse të mos ketë dakordësi, pasi shqyrtohen më parë.

Çfarë kufizimi tjetër ka?
Kufizon ministrat nga pranimi i dhuratave, favoret për të afërt kundrejt shpërblimit të paligjshëm. Kufizime dhe në ligj, por këtu të përkufizuara dhe shpallura më nominalisht.

Në SHBA nuk refuzohet dhuarat se fyhet, por i kalon në llogari të shtetit.
Nuk bëhet fjalë për dhurata simbolike, por dhurata në këmbim të favoreve. Hap pas hapi do shkojmë drejt një etike të standardeve europiane. Nuk e kemi vetëm slogan integrimin. Nuk e përkthejmë në dokumenta që duhen plotësuar, por sepse besojmë se në ato detyra shtëpie ndihmohemi për të asimiluar vlerat e BE.
 
Çfarë kufizime të tjera ka Kodi i Etikës?
Nuk ka asnjë kufizim tjetër. Nuk ishte një vendim ilegal në një mbledhje informale. Është dokument publik, që do dalë hapur në fletoren zyrtare.

Kur është mbledhja e ardhshme e qeverisë dhe çfarë vendimesh do ketë?
Do të jetë pas disa ditësh dhe ne do po përgatisim materialin për projektvendimet e qeverisë, për të amenduar vendimet e marra nga qeveria paraardhëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
 
Do kalojnë emërtesat politike? Zv/ministrat, prefektët, drejtorët, kur do shqyrtohen këto?
Janë duke u përgatitur dhe s’besoj se kjo do të pengojë punën e qeverisë.
 
Nuk kanë përfunduar negociatatat me LSI që nuk ka një datë të qartë?
Nuk mund ta them këtë, por ne do të respektojmë marrëveshjen me LSI, sa i takon koalicionit. Dhe do të ketë përfshirje në struktura të tilla.
 
Ju do keni një pozicion honorifik në qeverinë Rama apo do të keni kompetenca në qeverisje, me detyra që ju ka ngarkuar kryeministri?
Zv/kryeministri ka pasur më përpara edhe një portofol ministror. Ne nuk është se do të ndryshojmë vetëm rolin apo detyrat që do të ketë zëvendëskryeministri i Shqipërisë. Ne kemi nisur një proces që do reformojë punën e qeverisë. Institucionet do të jenë shumë më efektive, duke dalluar punën e tyre nga rezultati. Reforma do të kapë çdo ministri. Unë do të jem së bashku me konsulente ekselentë të huaj që do të punojnë me ne, për të instaluar këtë kulturë në mënyrën inovative me skema dhe qasje inovative, për t’i kthyer ministrive tona efektivitetin, për t’i dallluar ato nga rezultati. Do ndryshojë organigrama, qasja, puna e përditshme, mënyra sesi hartohen politika, sesi zbatohen ato në plane veprimi. Ne kemi një strategji që ne e respektojmë. Ne do të jemi më të fokusuar tek planet e veprimit, zbatimi i tyre të cilat në fund japin rezultate.

Çdo të bëni me borxhin e shtetit ndaj kompanivetë biznesit?
Dikush ka kundërshtuar auditimin ndërkombëtar, se duke nxjerrë të vërtetën në shesh do ulë imazhin e shqip. Ne i qasemi të vërtetës, se një qeveri sa më transparente aq më e besueshme. Borxhi ndaj biznesit ka ndikuar negativisht. Së pari ta njohim, ta themi. Një biznes që s’ka marrë paratë e një pune të shlyer i drejtohet bankës. 25% janë kreditë me probleme. Bankat janë futur në vështirësi dhe s’janë aktive në kreditim. Biznesi kështu kontraktohet, ka më pak të ardhura, punësim. Kështu e shohim ne zinxhirin e detyrimit të pagimit ndaj biznesit.
Po punojmë intensivisht që të paguhet borxhi vendas. Po shohim mundësitë e një skeme inovative financiare që do çlirojë bankat nga kreditë me probleme, me mbështetjen e shtetit, bankës qendrore, që të jenë aktive në dhiënien e kredive. Do t’i japë impuls ekonomisë.

Një lloj kirurigjie..
Po. Bizneset do fillojnë të marrin paratë. Kjo do reflektojë në më shumë punësim. Do bëjmë një skedulë të detyrimit të shlyerjes së borxhir që qeveria ka ndaj biznesit. Borxhin nuk e shohim detyrim ligjor, por edhe stimul për ekonominë. Rikthimi i borxhit i jep frymëmarrje biznesit. Duke ndërmarrë nisma dhe reforma etike që tentojnë të kthejnë besimin te integriteti teqevrria shqiptare do ta bëjmë më atraktiv për biznesin vendas, të huaj, dhe për qytetarin e thjeshtë. Mosbesimi është shumë i shtrenjtë. Bënin një ekuacion i drejtë së pari se kështu vlerësohet një program; shpenzimet dhe të ardhurat. Opozita i njeh mirë shifrat, shpenzimet, të ardhurat. Por nuk njohin një faktor; besimi te institucionet, i qytetarëve te institucionet publike. Nuk e themi ne, por të gjithë. BB ka thënë se njën ga agjentët e rinj; zbatimi i ligjit njësoj për të gjtihë dhe rindërtimi i besimit. BB e identifikon si një nga agjentët kryesorë të rritjes ekonomike. Modeli aktual i zhvillimit ka shterruar. Ka shterruar kreditimi, injektimi kryesor i marrjes së parave.
 
Keni premtuar ujin? Si do të veproni për ta realizuar?
Është turp që në vendin tonë bisedohet ende për ujin, për mungesën e tij. Gjithë Shqipëria nuk ka ujë të pijshëm në çezma, për të mos folur pastaj për ujin në parcelë. Uji asnjëherë nuk ka qenë një prioritet në qeverisje, edhe pse duhet të ishte zgjidhur me parë. Uji do të jetë një nga prioritetet tona kryesore, dhe do të punojmë me angazhimin e marrë publikisht, që pas 4 vitesh të ketë ujë në çdo familje dhe në çdo parcelë.

Sa i takon ish-pronarëve?
Ne do të jemi qeveria më miqësore me pronarët e tokës. Ne e refuzojmë termin ish-pronar, pasi jemi dakord që atyre t’u kthehet toka aty ku është e mundur, dhe të dëmshpërblehen për rastet e tjera. Ne nuk kemi siguruar transparencën, nuk e kemi thënë me zë të lartë sa toka do të ndahen, sa familje përfitojnë prej saj, dhe sa do të kompensohen në vlerë monetare.
 
Sa i takon reformës administrative, çfarë do të ndodhë? Do të ketë një rindarje, apo grumbullim të bashkive? Apo ndryshim të statusit të bashkive?
Kjo është një nevojë e shoqërisë shqiptare për një refromë territoriale administrative në funksion të rritjes së eficencës. Mjafton të përmend një shifër tronditëse, nga 308 komuna në gjithë vendin, 105 nuk gjenerojnë asnjë të ardhur. Dhe shpërndajnë vetëm transfertën e pakushtëzuar që vjen nga qeveria për paga apo detyrime. Pikërisht kjo reformë synon reduktimin e numrit të komunave dhe bashkive, dhe ndërtimin e bashkive të mëdha. Në një rreth të caktuar mund të ketë më shumë komuna dhe bashki, dhe nuk do të kemi disa komuna, por do kemi bashki të mëdha. Do të eliminojmë shpenzimet e tepërta.

Redaksia Online
(mag/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet