Gjatë një vizite në kryeqytetin e SHBA-ve, Uashington, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi pati një ndalesë në Kongresin Amerikan ku u takua, me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Peleshi ndau pamje nga takimi në rrjetet sociale duke theksuar vijimin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.
“Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, forca e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe angazhimi amerikan për reformat, paqen dhe sigurinë në rajon e në botë, elementë thelbësorë të bashkëpunimit mes dy vendeve”,shkruajti Peleshi në postimin e tij në Facebook
Postimi i Niko Peleshit në Facebook
Komente










