Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me homologun e Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të angazhimeve të tij në Kopenhagen të Danimarkës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve janë thelbësore për avancimin drejt Bashkimit Europian. Ai bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishte edhe mbledhja e ardhshme në Kishinau, ku Moldavia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Komente











