Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare

Në mesazhin e tij, ai shprehu mirënjohje dhe respekt për kontributin, forcën dhe përkushtimin e grave në familje, në shoqëri dhe në jetën publike, duke theksuar se ato janë një faktor i rëndësishëm progresi dhe zhvillimi për vendin.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe angazhimin e grave shqiptare në çdo fushë të jetës, duke uruar që kjo ditë të shërbejë si një moment reflektimi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe mbështetjes së tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave! Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për kontributin, forcën dhe përkushtimin e tyre, si një faktor progresi në familje, në shoqëri dhe në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Peleshi në faqen e tij në Facebook.


Lajmi kryesor:

Sot 8 Marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas, historia dhe domethënia! Uron politika: Një falënderim për gjithçka që bëni çdo ditë