Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe roli i komuniteteve në të dy vendet ishin në qendër të një takimi mes Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe ambasadores së Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.
Peleshi theksoi se Greqia mbetet një partner strategjik për Shqipërinë, si në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në mbështetjen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Greqia është një vend fqinj, mik i Shqipërisë. Ajo është partnerja jonë në NATO dhe një mbështetëse e vendosur e anëtarësimit tonë në BE”, tha ai gjatë takimit.
Sipas Peleshit, lidhjet mes dy vendeve nuk janë vetëm politike. Ai theksoi se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes dy popujve.
“Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përbëjnë ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi për të sotmen dhe të nesërmen e dy vendeve tona”, u shpreh Peleshi.
Komente









Ambasadorja e Greqis ne Shqiperi te informohet per gjendjen aktuale te emigranteve te ligjshem ne Greqi me mbi 25 vite qe shume prej tyre qe ne Tetor -Nendor te 2025 i kane te ngrira lejet e qendrimit duke ju krijuar shume probleme.Ligji i ri u votua u botua qe ne 6/02/2026 dhe asnje levizje nuk eshte bere!! Si mundet Kryeministri i Greqis ne keto koh qe kemi nje luft te hapur qe kercenohet gjithe bota te lere keta emigrant ne meshire te fatit ?? Perse nuk ben nje shtes vazhdimsie te lejeve te meparshme deri sa te hapet platforma e re per dhenien e lejeve te qendrimit?? Ku jane te drejtat e emigranteve ne Greqi?? Sa ministra kane ardhur here mbas here ne Shqiperi per te " drejtat" e nje personi duke na akuzuar si shtet kur ata vet nuk zbatojn dhe shkelin me te dyja kembet te drejtat e emigranteve?? Te vihet ne levizje e gjithe Ministria e Jashtme te veri ne dijeni dhe Komisionin Evropian per keto shkelje kaq te renda!Nuk mundet kurrsesi te lesh 5 - 6 muaj ne ajer emigrantet qe punojn dhe jetojn te ligjshem!
Përgjigjuo Niko, po ju harroni gjithmone minoritetin shqiptare ne greqi! nuk ka vetem emigrante shqiptare ne greqi po dhe minoritet ! filloni perdorni fjalet ne menyren e duhur.
Përgjigju