Olta Xhaçka i dorëzon detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit! Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se ndihet e trishtuar që po largohet nga kjo detyrë, por njëkohësisht edhe mirë për aq sa kanë bërë, teksa vijoi këtu duke renditur ndryshimet.
Teksa tha se shikon një të ardhur të ndritur për FA, shtoi se është e lumtur t’ia kalojë detyrën një kolegu si Peleshi të cilin e vlerësoi si një drejtues efikas.Ndërkaq Xhaçka u shpreh e sigurt që ky i fundit do të përmbyllë punët e lëna përgjysmë dhe një projekt i tillë ishte edhe ai për krijimin e një baze detare të NATO-s.
Peleshi tha se me të marrë detyrën në krye të ministrisë së Mbrojtjes, objektiv i Shqipërisë është që të ngrihet një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman, ndërsa premtoi se vendi jonë do marrë pjesë në misionet ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë.
“Kur je në një detyrë si kjo ske shumë kohë, koha fluturon, është e shkurtër. Gjithë çfarë duhet të bësh është të shfrytëzosh çdo ditë çdo orë projektet që kur të vijë dita të dorëzosh stafetën të ndjesh kënaqësinë që i le punët më mirë se çi gjete. Kam pasur mundësinë të kem shumë miq të mirë. Sot dua të falënderoj çdo punonjës të kësaj ministrie. Gjithçka që kemi bërë bashkë do kishte qenë e pamundur po të mos kishim punuar fort bashkë.
Ndihem jo pak e trishtuar që po ndahem nga kjo detyrë dhe ju por ndihem mirë që ia kemi dalë të bëjmë kaq shumë. FA kanë nisur hapat e para drejt ringritjes. FA e meritojnë një monument të tillë kujtese institucion me histori të jashtëzakonshme dhe të ardhur të ndritur. Kemi kaluar momente të vështira, tërmet, pandemi, zjarre, përmbytje por kurrë nuk i latë vetëm qytetarët shqiptarë, burrat dhe gratë me uniformë ishin aty në çdo moment. Sot FA gëzojnë respektin dhe vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, djemtë dhe vajzat tona në misione meritojnë sot mirënjohjen më të thellë. Jam e lumtur se jo thjesht rritëm pagat, padrejtësi e vitit 2013 por se të gjithë burrat dhe gratë e meritojnë dinjitetin.
Së shpejti do të përfundojë baza ajrore e Kuçovës që do të transformojë rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Ende i paplotësuar, por i mirëpritur ishte edhe projekti për bazën detare të NATO-s në Shqipëri shpresëplotë që edhe ky projekt do të bëhet realitet. Sot jam e lumtur që ia kaloj stafetën një kolegu një miku të mirë dhe jam i sigurt që do jetë efikas dhe punëmbaruar ashtu siç ka qenë në drejtimin e çdo institucioni. Suksese i dashur Niko”, tha Xhaçka.
Niko Peleshi ka marrë sot detyrën në krye të ministrisë së mbrojtjes ku tha se objektiv i Shqipërisë është që të ngrihet një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman, ndërsa premtoi se Shqipëria do marrë pjesë në misionet ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë.
"Duke kryer këtë detyre me devocion dhe atdhedashuri. Përshëndes me mirënjohje gratë dhe burrat me uniformë, që janë në detyrë. Ju keni ditur të tregoni që FA është i denjë për një vend aleat i NATO. Rreth 200 efektivë që shërbejnë në misionet e NATO duke kontribuar në sigurinë kolektive, janë prova më e mirë e progesit dhe kartvizita më e mirë. U shpreh mirënjohje familjarëve të tyre. Jemi përkrah aleatëve. Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren për hapjen e akademisë së FA. Ka filluar dialogu me NATO për bazën e Pashalimanit. Ku dikaster ka një të veçantë, se është i integruar ne strukturat e euroatlantike, puna matet me standartet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian", tha Peleshi