Nikoliç: Flamuri, akt i një provokimi
terrorist për të destabilizuar rajonin!
Presidenti serb Tomisllav Nikoliç dënoi ashpër incidentin e djeshëm në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ndërsa e cilësoi atë si një provokim të hapur politik, me qëllim destabilizimin e rajonit.
BEOGRAD - Presidenti serb Tomisllav Nikoliç dënoi ashpër incidentin e djeshëm në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ndërsa e cilësoi atë si një provokim të hapur politik, me qëllim destabilizimin e rajonit.
Madje Nikoliç, e cilëosn veprimin e djeshëm si një akt terrorist, duke e lidhur këtë sipas tij edhe me shqiptarët që janë bërë pjesë e luftimeve në Irak dhe Siri. Përmes një komunikate për shtyp, Presidenti Nikoliç tha se flamuri i Shqipërisë së Madhe është një provokim për shtetin serb.
“Qëllimi i dukshëm i atyre që organizuan dhe kryen planin e dronit, i cili valëviti Shqipërinë e Madhe ishte për të provokuar dhunë në Serbi, dhe një përpjekje për të destabilizuar të gjithë rajonin. Ndeshjet sportive nuk janë vend për vendosjen e mesazheve provokuese politike," tha presidenti serb, duke shtuar se "promovimi i paskrupullt dhe ideja e parealizueshme e Shqipërisë së Madhe, skhkaktoi reagime të forta në stadium dhe të gjithë vendin.
(Ne foto: Presidenti i Serbise Tomislav Nikolic dje duke ndjekur ne stadium perballjen me Serbine dhe Shqiperine)Nikoliç, tha se Serbia ka bërë çmos për të lënë të kaluarën pas dhe për të zhvilluar marrëdhënie miqësore, dhe se vizita e ardhshme e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi pritet si një shenjë e vendosjes së marrëdhënieve të shkëlqyera.
"Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve," tha Presidenti Nikoliç.
Numri një i shtetit fqinj thotë se i mungonte vetëm një mjet shpërthyes dronit të djeshëm, për të dhënë përshtypjen e një akti terrorist, pasi sipas tij “të shumtë janë edhe shqiptarët që janë bërë pjesë e veprimeve terroriste në Irak dhe Siri.”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33