Në atë që njihet si masakra e Srebrenicës, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mladic, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë. Masakra konsiderohet si genocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht për këtë masakër por përballet me drejtësinë në gjykatën e Hagës, ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
70 vjeçari përballet me 11 akuza, që përfshijnë edhe genocidin në Srebrenicë. Prokurorët po ashtu kanë thënë se ai ka udhëhequr fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja, si dhe për krijimin e “Serbisë së Madhe”.
(jd/shqiptarja.com)