E vetmja mënyrë për të ndërtuar një të ardhme në Ballkanin Perëndimor është të sigurohet stabilitet dhe paqe njëherë e mirë", u shpreh presidenti serb, Tomislav Nikoliç në bisedime me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç.
Të dy krerët e shteteve u takuan dhe biseduan në Berane, ku morën pjesë në një seancë të posaçme me rastin e ditës së komunës, në veri të Malit të Zi.
"Ne veprojmë me përgjegjësi në lidhje me të ardhmen e rajonit dhe ne kemi investuar shumë për të lehtësuar tensionet në Ballkan", tha Nikoliç duke shtuar se "koha para nesh do të tregojë se kush me të vërtetë i është përkushtuar ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon".
"Gjatë tre viteve të fundit, Serbia ka bërë hapa konkretë në këtë drejtim, ato që disa I keqinterpretuan si dobësitë tona", vuri në dukje Nikoliç.
"Serbia dëshiron që popujt e Ballkanit të kenë një jetë normale, për të jetuar mirë dhe në paqe, por kemi nevojë për aleatë për të arritur këtë qëllim", u shpreh presidenti serb.
Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç u shpreh se "vendi I tij është I gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë vendet e rajonit", duke shtuar se "Mali i Zi i konsideron të rëndësishme marrëdhëniet e mira fqinjësore me Serbinë"