Kreu i Demokristianëve Nikoll Lesi ka shpallur kandidaturën e tij për deputet të Lezhës, duke paralajmëruar se një mandat deputeti do ta marrë nga 4 mandatet që ka PD. Ai konfirmon se dëshiron të jetë deputet i vendlindjes së tij për të kontribuar në mandatin e ardhshëm në këtë zone.
Lesi që aktualisht vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve është shprehur kundër mazhorancës, duke nënvizuar se vendi tashmë ka nevojë për fytyra të reja, pasi mazhoranca e sotme ka nevojë për reflektime të mëdha e analizë serioze.
Si zëri i vetëm kundërshtues brenda mazhorancës, Lesi nuk ka munguar të sqarojë dhe pozicionin e tij në lidhje me koalicionet, pa pasur asnjë paragjykim për PS, duke mos mohuar mundësinë e kalimit majtas.
“A kishte moral për ne si opozitë e vitit 2004, për PD e për Kryeministrin që erdhi në pushtet në korrik të 2005 me sloganin se duhet të shporrim kupolën e krimit të organizuar e korrupsionit zotin Fatos Nano e pas 6 muajve ai, pra zoti Nano e zoti Berisha dolën në Pallatin e Brigadave duke lavdëruar njëri tjetrin si burra shteti(!); kush mund të më akuzoje mua, ndërkohë që vetë si PD çfarë s’ka sharë e thënë për disa politikanë që para pak kohe ishin në opozitë e në bulevard në protestën e 21 janarit e tani puthen përditë me njëri tjetrin!
Ndaj moralin ta kërkojnë te vetja, pasi nëse duan të ‘kruhen’ me mua po iu deklaroj se jam gati të përballem, meqenëse dhe më ka marrë malli për “duele”, pasi po bëhen 8 vite pa përplasje të medha politike”, deklaroi Lesi.
Duke paralajmëruar se do të jetë i pamëshirshëm në fushatë ndaj disa politikaneve. “Një politikan shumë të rëndësishëm që si hiqet si i pa korruptuar këto vite do ta “masakroj” në fushatë”, përfundoi Lesi. Ai ka nënvizuar se tashmë kjo mazhorancë e ka ngrënë “racionin” e saj për 8 vite.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com