Nikolla: 1 $ për sportin investim
në shëndet, tani FSHS në shkolla

Nikolla: 1 $ për sportin investim<br />në shëndet, tani FSHS në shkolla
Në një takim me nxënësit e shkollës së Kuqe ministrja Nikolla nuk ka lënë pa theksuar edhe njëherë për rolin e sportit në shëndetin e njeriut. prezantoi gjithashtu nismën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për të themeluar Federatën Shqiptare të Sportit në shkolla.
.
“Duke investuar sot 1 dollarë për sportin në moshë të hershme, nesër do të kemi kursyer 3 dollarë për sistemin shëndetësor. Ndaj, sigurisht që shtimi i tre orëve të edukimit fizik, nuk do të mjaftonte që ne t’i përgjigjeshim cilësisë së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve për secilin nga nxënësit e kësaj shkolle dhe ata kudo në Shqipëri”- tha Nikolla para nxënësve
 
Platforma do të implementohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë, çka do bëjë që ora e edukimit fizik të lidhet me një jetë të shëndetshme për të gjithë nxënësit”, - u shpreh Nikolla.

“Shumë shpejt ne finalizojmë ngritjen e Federatës Shqiptare të Sportit në shkolla, që do të jetë një mundësi krejt e re jo vetëm për të na anëtarësuar në Federatën Evropiane të Sportit në Shkolla, e më pas në atë botërore dhe që shumë shpejt do të përkthehet në një situatë të re, që lidhet me shëndetin në tërësi të të gjitha brezave”- tha Ministria Nikolla.

Ministrja e Arsimit, informoi se paralelisht, qeveria shqiptare ka investuar edhe në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së terreneve sportive, duke ndërtuar 44 të tilla në qytetet kryesore të vendit. Këto terrene sportive do të vihen jo vetëm në shërbim të nxënësve, por edhe të komuniteteve dhe prindërve në kudër të projektit për kthimin e ambientit të shkollës në një qendër komunitare. Nëpërmjet bashkëpunimit shkollë-prindër-komunitet synohet një performancë për një jetë më të mirë e të shëndetëshme, për më shumë edukim fizik, për më shumë aktivitete sportive.

Ministrja Nikolla i bëri këto deklarata gjatë një aktiviteti me nxënësit e shkollës së Kuqe me temë “Sporti në shkolla” Investim në masivizimin dhe cilësinë e sportit shqiptar”.

Redaksia online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos