Nikolla demaskon PD: Pranon dështimet gjatë qeverisjes së saj, personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008

Nikolla demaskon PD: Pranon dështimet gjatë qeverisjes së saj, personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008

Zv-ministri i Shëndetësisë Alber Nikolla ka demaskuar programin e PD-së për mirqënie sociale për të cilin Kastriot Sulka bëri me dije se personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 (gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ) pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Kastriot Sulka ka pranuar keqmenaxhimin gjatë qeverisjes së PD me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara.  “Për grupe të caktuar të paaftësisë nuk është bërë indeksimi i pagesës që nga viti 2008, pra e thënë thjeshtë u është futur dora në xhep sepse çmimet ndërkohë janë rritur”– shprehej zyrtari i PD, Kastriot Sulka.

Për këtë dështim të PD gjatë qeverisjes së saj, zv-ministri i Shëndetësisë Alber Nikolla ka reaguae në një postim në facebook ku shkruan:

Z.Kastriot Sulka paraqiti sintezën e programit për mirqënie sociale ku shkruan se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave. Ky është një lajm që duhet përgëzuar pasi është i pari zyrtar i PD që shkruan hapur për keqmenaxhimin e qeverisjes demokratike me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara. / Marrë nga gazeta Tema

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I riu qëllon me armë në ajër dhe e hedh në lumë, vihet në pranga në Kamëz! Ishte i dehur

I riu qëllon me armë në ajër dhe e hedh në lumë, vihet në pranga në Kamëz! Ishte i dehur