Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se investimet në arsim do të vijojnë më tej, gjë që sipas saj do të mundësojnë “ barazinë reale në proçesin e edukimit”.
 
“Në katër vite arritëm të bënim  një reforme në çdo centimetër .Puna jonë është matur me gjykimin e prindërve, nxënësve dhe mësuesve.Une jam e vendosur të largoj politikën nga shkolla”, tha Nikolla.
 
Më tej ministrja Nikolla shtoi: “Kemi filluar me projektet shkolla qëndër komunitare. Do të vijojmë me investime në arsim, që kërkojnë standardet e shkollës qëndër komunitare, e një shkolle që mundëson qëndrimin më gjatë të fëmijëve në shkollë dhe duke mundësuar barazinë reale në proçesin e edukimit”.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com