Nikolla flet për A1Report, rrëfen 
bisedën me Berishën në KuvendRaporti/ Ja 16 risitë e ligjit të ri

Nikolla flet për A1Report, rrëfen <br />bisedën me Berishën në KuvendRaporti/ Ja 16 risitë e ligjit të ri
TIRANË - Në një intervistë për A1 Report disa orë pas miratimit të ligjit të ri të Arsimit të Lartë, ministria e Arsimit, Lindita Nikolla tha se miratimi i këtij ligji është një moment historik për Shqipërinë. Nikolla solli edhe një herë në vëmendje të gjitha përfitimet që do të sjellë implementimi pas një viti i këtij ligji duke shpresuar se ai do të gjejë një implementim të plotë në të gjitha hallkat e tij.

Pyetjes së gazetarit të A1 Report, Patrik Sadikaj se për çfarë diskutoi dje me ish-Kryeministrin Sali Berisha kur shkoi dhe ju ul pranë në sallën e Kuvendit, Nikolla ju përgjigj duke thënë se Berisha është deputet dhe se dëshiron ta ruaj atë si një bisedë personale.

Ndërsa përsa i përket incizimit të bashkëshortit të ministres që solli dje në Kuvend deputeti demokrat Edi Paloka, Nikolla tha se ai incizim është realizuar rreth një vit më parë, kur ky ligj sapo ishte hedhur. Ajo tha se është e lumtur që Paloka solli atë incizim pasi ai tregon se sa shumë është punuar për ta sjellë ligjin në formën që është sot .
 
Çfarë sjell të re ky ligj?
Miratimi i ligjit është një moment historik për shqipërinë. Fëmijët e shqiptarëve studiojnë në universitete që nuk prodhojnë cilësi, ka shkreti të degëve që nuk prodhojnë cilësi për të ardhmen e vendit. Të rinjtë shqiptarë të kenë të qrtë se ora e mësimit është e shtrenjtë dhe jo një kohë për të kaluar ditën e javën. Kjo është e rëndësishme edhe për pedagogët, për ta kthyer dijen dhe njohuritë në të mirë për veten, por edhe për kombin. Por edhe familjarët të cilët kanë investuar është një mënyrë për të marë mbrapsh investimin e tyre. Të gjithë ne duhet të investohemi më fort në kapitalin njerëzorë.
 
Po përsa i përket skemës së financimit? Thonë se ka cenim të publikut në favor të privatit?
Kjo është një e pavërtetë e madhe. Të vërtetat e mëdha të këtij procesi janë të shumta. E vërteta e tij ka qenë transferimi dhe vënia përpara të drejtave dhe përgjegjësive të të gjithë përgjegjësve.  Ligji orientohet në bazë të performancës dhe mundëson një financim të drejtë për studentët .

Studentët protestuan? Ishin një grup i vogës.
Të gjithë studentët nuk impaktohen nga skema e re sepse ligji i ri hyn në fuqi pas një viti, duke u dhënë kohën e nevojshme universiteteve të riorganizohen, por dhe që ai të implementohet në të gjitha aktet nënligjore. Qeveria ka biseduar në parim edhe me personalitete të rëndësishme që të gjithë dokumentet që do bëjnë të mundur korpusin e arsimit të lartë të mundësojnë një sistem ligjor të unifikuar që ligji shumë shpejt të kthejë mbrapsh impaktin. Ligji ka ardhur pas një pune të imët në detaje nga një grup ekspertësh profesionist. Jo domosdoshmërish një ligj i shkruar mirë jep impakt të mirë sepse kjo varet edhe nga ajo se si ai implementohet. Është një vullnet i qeverisë për ti dhënë fund universiteteve të cilat bëjnë sikur japin mësim, atyre që kërkimin shkencorë e kanë si një fjalë të huaj.


Po financimi? Financimi do shkojë aty ku është nevoja dhe ku ka prioritete. Të gjithë ata që vijnë nga familje të varfra, por që kanë meritën për të ndjekur universitetin nuk do paguajnë sepse shteti do tu mundësojë bursa. Të gjithë ata që do studiojnë në degë prioritare dhe ato që janë ekselentë nuk do paguajnë sepse do përfitojnë bursa shteti. Pasi ligji të hyjë në fuqi do jenë vetë universitetet që do planifikojnë gjithë pranimet, pagat, kuotat etj. Të gjitha këto që sot i bënte ministria nesër do ti bëjnë vetë universitetet. Pra kemi autonomi dhe liri të zgjeruar.
 
Bashkëshorti juaj ju ka bërë ndonjë vërejtje për ligjin dhe cili është komenti juaj në lidhje me incizimin e bashkëshortit tuaj që Edi Paloka solli dje në Parlament?
Falenderoj Palokën që e solli dje atë inçizim. Bashkëshorti im ishte inçizuar gjatë një mbledhje të dekanatit të një universiteti ku ai punon, teksa diskutohej dokumenti i parë i ligjit. Ishte varianti i parë i ligji dhe në çdo gërmë të atij incizimi gjej se sa drejt kemi vepruar për të ardhur deri në këtë moment të miratimit të ligjit. Të gjitha vrejtjet kanë përmirësuar ligjin. Më erdhi mirë që ma bëre këtë pyetje sepse dje kam qenë njeriu më i lumtur kur më drejtoi këtë sepse mendoi se ishte një armë ndaj meje por nuk ishte një armë ishte një pikë e fortë për të treguar se si ka ecur i gjithë ky proces. Është reformë transformuese ka dhe kundërshti.
 
Ju u ulët dje në Parlament krah Berishës, çfarë diskutuar?
Preferoj që kjo bisedë të mbetet midis meje dhe Berishës. Është deputet dhe ka kontribuar në demokraci dhe nuk ka ndonjë gjë të veçantë të ndajmë pikëpamje. Ne ndamë disa të vërtetëa personale mbi ligjin, punën.
 
Basha dha qëndrimin e tij në takimin me një grup pedagogësh. I trembeni një beteje që mund ta zvarrisë implementimin përfshirë këtu edhe me përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese?
Unë besoj tek demokracia dhe ligji. Ka qenë nga të paktat raste që ky grup profesionistësh në çdo institucion të arsimit të lartë në shqipëri dhe është hera e parë që politika ka mbetur jashtë në një proces. Opozita nuk ka qenë prezente sa herë komisioni e ka ftuar. Kam menduar se ka qenë një miratim në heshtje. Ka qenë një ligj për arsimin e lartë dhe jo një ligj i PS-së.  Kësaj pune i ka shërbyer edhe oponenca që ka ardhur nga të huajt. Ata kanë thënë se është një ligj i shkruar mirë dhe e sjell shqipërtinë në parametrat evropiane të arsimit të lartë. Kapitali që prodhohet nga ai është në standardet Europiane.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'