Nga burgu i Fierit, Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh kur si ministër bujqësie helmove qytetarët me kimikate?! Po për pronësitë e shumta në Korçë?!

Nga burgu i Fierit, Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh kur si ministër bujqësie helmove qytetarët me kimikate?! Po për pronësitë e shumta në Korçë?!

Ervin Salianji

1727452317_137.jpeg

Nga burgu i Fierit, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur Niko Peleshin ,kreu të grupit parlamentar socialist i cili ditën e sotme u shpreh lidhur me aksionin e opozitës se nuk duhen kaluar vijat e kuqe.

Sa i takon protestës për Salianjin, Peleshi thotë se ajo ishte një vendim i formës së prerë dhënë nga gjykata dhe nuk ka arsye për protestë.

Salianji hedh akuza për Peleshin për kohën kur ky i fundit ishte ministër Bujqësie por edhe për kohën kur ishte kryebashkiaku i Korçës.

'Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat,  edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Ministër Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë  shkakton dëm për interesin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për në Itali?!

Nëse thënia e të vërtetave dhe denoncimet e mafies kane kosto, po marr përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmëroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli për zot dënimit, duke i dhënë argumente gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E vërteta vonon por nuk harron!

#7Tetor', thotë Salianji.


Lajmi kryesor:

Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!