Nikolla:I hoqëm Univ.Gjirokastër 
degët me 0 studentë, s'e mbyllëm

Nikolla:I hoqëm Univ.Gjirokastër <br />degët me 0 studentë, s'e mbyllëm
TIRANE - Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka zgjedhur të sqarojë opinionin publik, menjëherë pas konferencës së ish-kryeministrit Berisha, që sipas saj hodhi vetëm të pavërteta ndaj sistemit arsimor në vend.

Nikolla hodhi poshtë deklaratën e Berishës se po mbyllet filiali i Universitetit "Eqerem Cabej" në Gjirokastër, duke sqaruar se Universiteti do të vijojë të funksionojë dhe do të mbyllen vetëm disa programe të tij, ku ishin regjistruar më pak se 10 studentë.  

“Nuk do të ndodhë kjo. Nuk ka kuota vetëm në ato programe që ka rezultuar të jenë me më pak se 10 studentë. Kishte 170 kuota në këtë program, dhe janë përthithur vetëm 12 studentë me mesatare të përgjithshme 5.5...këta do të bëjnë invocionin, teknologjinë? Në programin e matematikës, fizikës, kishte vetëm 4 studentë. Në gjuhë Letërsi italiane nuk kishte asnjë. Në turizëm nga 100 kuota kishte vetëm 5. Vetëm këto profile mbyllen. Universiteti i Gjirokastër do të vijojë pa ndërprerë asnjë lloj ëndrre”, tha Nikolla.

Duke prezantuar pjesë të raportit të përgjithshëm të inspektimit në institucionet e arsimit të lartë, Nikolla tha se mbi 90 % e universiteteve ishin pa staf të mjaftueshëm.

Në 70 % të institucioneve publike, tha Nikolla, organet Kolegjiale merrnin vendime në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Ndërsa 100 % e tyre, sipas ministres, nuk respektojnë kriteret për përzgjedhjen e studentëve në master profesional. Ndërsa 70 %, nuk respektonin kriteret për regjistrime në master shkencor. 



FOTOLAJM/ Kjo godine eshte mbyllja "me nje te rene te lapsit"???

Ndër universitetet e mbyllura në vend, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore, figuron edhe një i tillë.

Kjo është godina e një institucioni të arsimit të lartë, në të cilin merrnin dije studentët shqiptarë, por që me urdhin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të mbyllet.

universitetei lushnje

Vetë ministrja Lindita Nikolla e shfaqi këtë foto në një konferencë, ku më së shumti i dha përgjigje akuzave të opozitës se po mbyllen institucione me “një të rënë të lapsit”.

“Kjo është mundësia e re për profesionistët shqiptarë që do ta bëjnë Shqipërinë evropiane? Ku është gënjeshtra jo,dhe ndërhyrja me një të rënë të lapsit? Na ndalojnë në rrugën tonë për t’i zhbërë këto realitete”, tha ministrja Nikolla.

Sakaq, një tjetër foto e bërë publike, është edhe ajo e një salle inovacioni në një universitet privat, ku përvec kompjuterëve të nevojshëm për zhvillimin e mësimit, në mes të sallës ndodhet një sobë me dru.

universitetei vitrinat
“Një turp. Kjo është klasa e inovacionit? Soba në mes shërben edhe si mjet për të paguar studimet studentët që në vend të respektojnë kontratat ligjore paguajnë me dru, për të funksionuar kjo sobë. Ka dhe histori orizi, sheqeri, mielli, lope po ashtu për të funksionuar mensa”, tha Nikolla.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni