Nikolla i përgjigjet Bashës: Po bën
reformën ‘mish për top’ për Dibrën 

Nikolla i përgjigjet Bashës: Po bën<br />reformën ‘mish për top’ për Dibrën 
Ministrja Nikolla ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Basha që kërkonte dorëheqjen e saj. Ministrja e Arsimit deklaron se Basha po synon ta bëjë reformën në arsimin e lartë “mish për top” për fushatën elektorale në Dibër.

Nëpërmjet një statusi në “facebook”, Nikolla pohon se maturantët u keqpërdorën nga opozita dhe po bëhën “viktima” të reformës në arsimin e lartë

Ja reagimi i plotë i Nikollës

Zoti Basha, Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër, ku keni kaq ditë që fatkeqësisht, vetëm merrni nëpër këmbë publikun! Po ju marr shembull maturanten që ju e keqpërdorët, në një përpjekje të dëshpëruar për ta treguar si 'viktimë' të reformës! Ja e vërteta e thjeshtë e rastit të saj, zoti Basha: Marselda Zyberi, maturante në Medresenë e Shkodrës, e ka notën mesatare të shkollësh 9. 45, ndërsa notën mesatare të provimeve të maturës shtetërore 8.97, ç'ka flet qartë, për të vërtetën e thjeshtë, se reforma funksionon në favor të meritës e të transparencës. Marselda është fituese në infermieri. Nuk mund të kalonte në raundin e parë në programet e tjera , sepse të tjerë, me rezultate më të larta e meritonin përpara saj. Pra, ajo është fituese në një program që ka kërkuar. Ajo mund të vijojë me raundin e dytë dhe mundësitë për të dalë fituese dhe në programet e tjera janë aty. Ndërsa ju zoti Basha, nuk do t'ia hapni dot vetes e as partisë suaj rrugën për të merituar besimin e shqiptarëve, sepse gënjeshtrat apo "viktimat" e fabrikuara prej jush sipas rastit, ju bëjnë krejt të pabesueshëm në sytë e tyre! Kam një përshtypje që këtë të fundit, do t'ua thonë edhe dibranët në 11 shtator, po sidoqoftë kjo është një temë tjetër! Ndërkohë, për temën që komunikoj me ju, urdhëroni edhe dokumentat. Janë të disponueshëm për të gjithë falë transparencës që ofron sistemi i ri.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion