TIRANE- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, teksa asistoi sot në inspektimet e OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike në zonën e Unazës së Re, tha se kjo është një betejë që nuk do të ketë kthim mbrapa.
 
Duke inspektuar aksionin kundër vjedhjes së energjisë, ministrja Nikolla ftoi qytetarët që të denoncojnë rastet abuzive.
 
Ndërkohë sipas Drejtorit të OSHEE-së, Arben Seferi, aksioni do të përfundojë kur të jetë këputur çdo fije e lidhjes së energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)