Nikolla lajm të mirë për mësuesit: Brenda vitit ju rrisim pagat me 5%

Mësuesia është një ndër prioritetet e qeverisë për këtë vit shkollor. Nga Universiteti i Politeknikut ministrja e arsimit Lindita Nikolla parashtroi problematikat dhe mangësitë e kësaj fushe, ndërsa shtoi edhe rëndësinë që do i kushtohet mësuesve në këto vite, nisur që prej këtij viti kur paga e tyre do të marrë rritje prej 5 %.

"Jemi të angazhuar që profesionin e mësuesit ta bëjmë një profesion të kërkuar. Ne jemi të angazhuar që në këtë mandat paga e mësuesve të pësojë një rritje deri në 40%"

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Ndërsa për nxënësit më të mirë që zgjedhin mësuesinë do të kënë prioritete.

"Një angazhim dhe detyrë tjetër që qeveria duhet ta përmbushë është ta bëjë atraktive maturantëve më të mirë për të zgjedhur mësuesinë. Do dedikojmë buxhete për ata maturantë ekselentë, që zgjedhin programet e mësuesisë ne do të financojmë me bursa të plota gjithë studimet e tyre"

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Ndër të tjera ministrja tha se niveli i të pranuarve në universitete për mësuesi është në shifrën e 65 % për mesatare nën 8 dhe 23.8 % për mesatare nën 7. Diskutimi për mesataren e pranuesme për maturantët që do të zgjedhin mësuesin u bë me dyer të mbyllura.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës