Nikolla në Qendrën Tranzitore të
Emergjencave:Angazhim për romët
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka vizituar sot Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave në kuadër të aktiviteteve që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise po zhvillon me rastin e festave të fundvitit në qendrat e përkujdesit social.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka vizituar sot Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave në kuadër të aktiviteteve që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise po zhvillon me rastin e festave të fundvitit në qendrat e përkujdesit social.
Ministrja Nikolla ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe Sportit, është angazhuar në këto dy vitet e fundit në një sërë nismash, projektesh dhe politikash sociale të cilat kanë fokus pikërisht komunitetin rom, si dhe shtresat në nevojë.
Sipas saj, që nga viti 2006, në shkolla vazhdon të bëhet regjistrimi i fëmijëve romë në klasën e parë, edhe pse nuk janë të pajisur me certifikatë lindjeje gjatë muajit të parë të vitit shkollor. Gjithashtu fëmijët romë në arsimin e detyruar i marrin tekstet shkollore falas në shkollën ku janë të regjistruar. Për këtë vit shkollor 3.205 nxënës romë morën tekste falas
Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave është strehë për personat dhe familjet në situatë emergjente nga e cila aktualisht përfitojnë 194 familje. Qëllimi i kësaj qendre është t’ju vijë në ndihmë individëve dhe familjeve në emergjencë që vinë nga grupe të ndryshme shoqërore pa dallim gjinie, seksi, race, gjuhe, feje etj.
“
Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju, fëmijë e familje të komunitetit rom por dhe për t’iu thënë se angazhimi jonë, si Qeveri e si institucione, në mbështetjen tuaj do të vazhdojë të jetë maksimal. Së bashku do të mundësojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, për integrimin e tyre në shoqërinë si qytetarë të barabartë”, tha Nikolla.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.4%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'
6 Janar, 23:00
-
Termocentrali në Roskovec, Gazetari Toska: Bashkim Ulaj e Balluku po kryejnë krim! Hoxha ironi: Pse s'ia jep emrin e tij Berishës e Nokës
6 Janar, 22:54
-
Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve
6 Janar, 22:35
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28
-
Spahiu: Prokurorët s’janë më trimat e Shqipërisë por janë qënie njerëzore me ndjenja apo me frikëra
6 Janar, 22:18
-
Belgjikë/ Nis maksiprocesi për familjen më të madhe të krimit me 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë
6 Janar, 22:10
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së
6 Janar, 21:38
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14