Nikolla në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit, fokusi sulmet kibernetike

Nikolla në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit, fokusi sulmet kibernetike

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla,  merr pjesë  në Samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit “Terrorizmi në sytë e stuhisë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael, në datat 11-15 shtator.

Në Samit marrin  pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë dhe ekspertë nga mjaft vende të botës. 

Ditën e parë të punimeve, më 11 shtator, Samitin e përshëndeti Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA, Alejandro Mayorkas.

Si folëse kryesore në Samit, Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, do të prezantojë nesër qëndrimet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, dhunës e luftrave pushtuese, duke u fokusuar në luftën kundër terrorizmit kibernetik.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror