Nikolla për Report Tv: Programi ekonomik i PD, i copëtuar! Vaksinat ruse e kineze? S’kemi paragjykime, mjafton të plotësojnë 3 kritere

TIRANË- Për zv.ministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla, programi ekonomik i PD-së është i copëzuar dhe që lë shumë pyetje pa një përgjigje. Pyetja kryesore, që Nikolla bën, teksa ishte i ftuar në studion e Report Tv, është se “ku do i gjejë PD-ja paratë për të vënë në zbatim këtë program”.

“Programi është paraqitur me copëza, nuk rri dot pa përdorur një metafor, kur mjerimi ishte shumë i madh dhe anëtarë shkonin në fshatrat dhe thonin që deputetët hanë me lugë flori, premtohen dhënie të shumave marravëmendëse, rritje rrogash, pensione, pagesa për fëmijët, ndërkohë që po ju jap vetëm një shembull, kur ishte kryetar i Bashkisë Basha nuk ka përmbushur detyrimin për t’i dhënë 5 mijë lekë, tani thotë jo vetëm iu japim pagesën, por çdo muaj për 5 vjet. Rritja e pensioneve,  të gjitha këto nga analiza që kanë bërë kolegët e mi, kanë arritur në konkluzionin që është shumë interesante, është se shuma e të gjithë këtyre shkon deri në 800 mln euro në vit, nëse këtë e shumëzojmë 4 vite, është 3.2 mld euro, nuk e ka shpjeguar se ku i kanë marrë këto para.

Te pjesa sociale, në program premtojmë përgjysmim të varfërisë, nuk japin asnjë ide se çfarë është varfëria, parametrat statistikor, nuk ka një qasje shkencore, ndërkohë, njëherazi, thonë që do të rrisin ndihmën ekonomike, në 2013 e lanë në nivele të mjerueshme. Diku nga 2012-2013 PD mori një fushatë të trishtë që ishte me 1 mijë lekë të reja për familje, pra e konsideronte ndihmën ekonomike si një lëmosh, nuk është e denjë, ndërkohë që PS, fondi për ndihmën sociale në Bashkisë e Shqipëri ka kaluar nga 3-6%, nga 5300 lekë të reja është dyfishuar, ndërkohë ka hequr abuzimet masive që ndodhnin me një cikël marramendës që ndodhte”, tha Nikolla.

Sa i përket vaksinave, ai tha se nuk ka asnjë paragjykim për asnjë kompani apo shtet në të cilin  është prodhuar, mjafton që të ketë kaluar 3 parametrat kryesor.

“Ministria e Shëndetësisë ka në fokus ruajtjen e shëndetit të popullsisë, nuk kemi paragjykime nëse një vaksinë kalon nga FDA dhe EMA dhe filtri i OSBSH, ajo vaksinë është e mirëseardhur se efektiviteti nuk ka të bëjë se me nga vjen, por vetë, efikasitetin që ka, nuk ka asnjë paragjykim. Por duhet të kalojë këto 3 parametra thelbësor”, tha Nikolla.

Ai është ndalur të flasë te procesi i vaksinimit në Shqipëri.

“Vonesa lidhet me atë që ndodh në botë, Pfizer ka pasur disa vonesa dhe disa vende të KE ka pasur edhe probleme me natyrë legale, ne presim që të vijë pjesa e parë e vaksinave. 10 700 vaksina është parashikuar,  por sot vjen një numër i reduktuar. Nesër do marrin dozën e dytë ato që kanë bërë dozën e parë, ky ritëm do jetë i siguruar dhe i mbajtur. Nëpërmjet COVAX kemi garantuar 1 mln e 200 mijë vaksinë, kemi garantuar për 600 mijë vaksina. Jemi në kontakte me Modernas dhe Astrazenica.

Në varësi të ardhjes së pjesës së madhe të vaksinë, do të vazhdohet edhe me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, pastaj mjekëve të të gjithë, dhe njëherazi do vaksinohet ato me sëmundje kronike”, përfundoi Nikolla.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë