PD program ekonomik me 16 pika! Basha: 110 mijë vende pune dhe pagë minimale 36 mijë lekë! 3 mijë lekë në muaj për bebet e porsalindura për 5 vite

TIRANË- Me sloganin "Shqipëria fiton", demokratët kanë prezantuar ditën e sotme programin ekonomik me të cilin do u drejtohen shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Qëllimi, tha kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e tij, është rimëkëmbja e ekonomisë.

Disa nga pikat kryesore të këtij programit, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, (edhe pse më herët kishte premtuar se do e bënte 400 euro), 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës.

Në fokus, Basha tha se është familja, duke vënë theksin se nuk do të ketë më njerëz që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita dhe se në mandatin e parë tha se varfëria do të ulet me 50%. Duke refuzuar që t'i quajë premtime, por angazhime, Basha shtoi se gjatë qeverisjes së tij, pensionistët do të trajtohen me dinjitet, fermerët do të vlerësohen për punën e tyre me 100 mln euro mbështetje nga qeveria dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.

Në rreth 20 minuta prezantim, numri një i demokratëve, pretendent për kryeministër, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë Rama dhe premtimet e këtij të fundit "pa doganë", siç ai i quan.  "Kjo kulturë e premtimeve pa doganë dhe pastaj braktisjes së tyre totale do të marrë fund. Ndaj nuk kam dalë sot para jush të premtoj gjëra që nuk bëhen kurrë realitet", tha Basha.

Si përfundim kryedemokrati e cilësoi këtë si një program serioz i punuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe jashtë saj "që do t'ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve".

16 pikat e programit ekonomik të PD-së
1.Minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët,
2.Paga minimale 36 mijë lek të reja në muaj
3.Ulja e taksës mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh
4.Taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja.
5.Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%
6.Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo  më i lartë se 0.5% e xhiros
7.Anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin
8.Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra për operatorët turistik
9.Rritja e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit
10.Ulja e çmimit e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante,
11.Mbulimi shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj
12.Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar
13.Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për 5 vitet e para të jetës.
14.Qeveria do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të marrin çiftet e reja për të blerë një apartament apo një banesë.
15.20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë strehim përmes skemës së subvencionimit të interesave në mandatin e parë
16.100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Rama ironizon Bashën, e mbron Vokshi: Të ka mbetur vetëm të bësh shaka, se plan nuk ke

1610729142_vokshi770x433.jpg

Pas ironisë që kryeministri Edi Rama bëri me Lulzim Bashën për deklaratat e tij kontradiktore të shtrira në kohë, i ka dalë në mbrojtje ish deputetja e PD-së Albana Vokshi, e cila shprehet se Ramës tani i ka mbetur të bëjë vetë shaka se nuk ka asnjë plan.

Vokshi shprehet se më 25 prill Shqipëria do fitojë e ai do të jetë humbësi i madh.

“Rama, kur nuk ke asnjë plan, kur nuk mban asnjë fjalë e vetëm mashtron, kjo është gjithçka që të ka mbetur. Të bësh shaka. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë! Ti do të jesh humbësi i madh!”, shkruan Vokshi, në Twitter.

Ora 18:29
Rama ironi me Bashën, publikon deklaratat kontradiktore: Kush ta hajë ta hajë, lëre se ç’thotë tabela e shumëzimit

1611238604_RamaBasha.jpg

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironinë me kryedemokratin Lulzim Basha i cili ditën e sotme prezantoi programin ekonomik.

Rama ka publikuar disa deklarata kontradiktore të shtrirë në kohë të liderit të opozitës lidhur me LSI-në.

“Kush ta hajë ta hajë, lëre se ç’thotë tabela e shumëzimit”, ironizon Rama teksa shpërndan edhe një video të deklaratave të Bashës. 

Ora 14:21
Basha s'mban premtimin e tij të para pak muajve, nga 400 euro bën pagën minimale 36 mijë lekë

Në prezantimin e programin ekonomik një pikë e rëndësishme ku kryedemokrati Lulzim Basha është fokusuar është te paga minimale. Ai tha se me ardhjen e tij në pushtet paga minimale do të behët nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë. Basha e trumbetoi fort këtë pikë të këtij programi, duke thënë se kjo do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin.

"E megjithatë, vetëm pak muaj më parë, Basha ka artikuluar në media se do të rriste pagën minimale në 400 euro. "Më 25 prill duam ta çlirojmë Shqipërinë nga pengmarrja politiko ekonomike. Rritja e pagave është premtimi ynë. Kur të vijnë në pushtet do bëjmë një pagë minimale me jo më pak se 400 euro. Rama mendon se do ta rrisë pagën me VKM", ka thënë më herët Basha.

 

Ora 12:46
Basha: 100 mln euro mbështetje për fermerët dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale

1611834432_78.jpg

Nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe fermeri, ku kryedemokrati Lulzim  Basha ka premtuar 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.

"Ne do të japim një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët dhe kjo është diçka unë kam pasur mundësinë ta diskutoj me ta nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Për herë të parë, me qeverinë e dal nga vota e 245 prillit fermeri shqiptar do të ketë të njëjtën mbështetje si fermerët e vendeve fqinje. 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.

Fermerët janë zemra punëtore e Shqipërisë. Prodhimet e tyre duhet e do të jenë krenaria jonë. Ne do të zhvillojmë dhe investojmë në bujqësi, ushqim dhe blegtori që Shqipëria të përparojë me thithjen e teknologjive të avancuara", tha Basha.

Ora 12:43
Basha: Jo 1 mijë, por 5 mijë kredi të buta në vit për çiftet e reja

1611832447_basha.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar se do të jap kredi të butë për 5 mijë familje, dhe jo 1 mijë siç jepen aktualisht.

"Në fund të mandatit tonë të pare, do të jenë 20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë siguruar strehim përmes kësaj skeme të subvencionimit të interesave", tha Basha.

Ora 12:41
Basha: Tekste shkollore falas për ciklin parauniversitar! Financojmë tarifën e shkollës për studentët me më pak të ardhura se 64 mijë lekë

1611834126_WhatsAppImage20210128at12.17.03.jpeg

Një pikë e programit politik të PD-së, është mbulimi i shpenzimeve arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Gjithashtu, Basha ka shtuar se tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar

"Ne do të mbulojmë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Arsimimi, dija, kultura. Shqipëria ka nevojë për një qeveri e një kryeministër të ekonomisë, Shqipëria do të ketë pas 25 prillit një qeveri e një kryeministër të ekonomisë por Shqipëria ka po kaq nevojë për një kryeministër e qeveri të dijes.

Arsimi është gjithçka për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo fëmije. Suksesi dhe fatin e çdo të riu, për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit. Arsimi është ajo nga e cila përfitojmë të gjithë. Përmes programit, Shqipëria fiton nga arsimi. Ne do t’iu japim fëmijëve të kenë mundësinë të kenë programe pas-shkollore edukative dhe do t’iu ofrojmë atyre ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu do ti mbajmë fëmijët tanë të sigurt dhe larg rrugëve. Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar. Arsimi dija, përgatitja e brezit të ri. Ne do të investojmë që çdo fëmije ti jepet mundësi e barabartë për të pasur sukses. Familjet shqiptare po vuajnë prej kohësh dhe kjo qeveri vetëm i ka shpërfillur vuajtjet, sakrificat e tyre të dhimbshme për arsimimin e fëmijëve të Shqipërisë", tha Basha.

Ora 12:32
Programi ekonomik/ Basha: 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.

"Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë", tha Basha.

Ora 12:29
Basha: Do rrisim pensionet! Ulim çmimin e energjisë dhe të karburantit

1611833540_WhatsAppImage20210128at12.17.031.jpeg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që do të rrisë pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit. Sipas tij, ky është një trajtim dinjitoz i pensionistëve.

"Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit tonë të parë  pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.  Kudo në Shqipëri takoj njerëz, bashkëmoshatarë apo më të rinj që ndajnë të njëjtën brengë, pamundësinë e prindërve pensionistë për të mbyllur muajin. Kush nuk e di këtë brengë, kush nuk e njeh këtë brengë. Edhe ata që mundohen ta fshehin duke kontribuar nga të ardhurat e veta të pakta , qindra e mijëra prej vëllezërve e motrave, kushërinjve që kemi në emigracion që janë shpresa e vetme, filli i vetëm që i mban prindërit e tyre pensionistë në këmbë. Boll më! Boll më! Ka ardhur koha t’ju garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë. Dhe ne do të garantojmë që të moshuarit tanë të jetojnë me respekt, që tu plotësohen nevojat bazë, që çdo gjyshe dhe çdo gjysh të jetë i sigurt dhe të ketë vendin e vetë në shoqërinë tonë", tha kryedemokrati.

Një tjetër pikë e programit elektoral i Bashës është edhe ulja e çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike

"Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante, çka padyshim do të ndihmojë jo vetëm klimën e biznesit por dhe familjet shqiptare. Do t’ju vijmë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja pa përjashtuar askënd", tha Basha.

Ora 12:28
Basha: Karburanti për operatorët turistik do të kushtojë 240 lekë të vjetra më pak

1611833313_WhatsAppImage20210128at12.17.03.jpeg

Një tjetër pikë nga premtimi elektoral i Bashës është edhe ulja e karburantit për çdo litër në 240 lekë për operatorët e transportit shqiptar.

"Për të gjithë operatorët e transportit shqiptar, për çdo pronar automjeti, nga më i riu tek më i vjetri, për të gjithë ata që nuk kanë një automjet po e ndiejnë pickimin në lëkurën e tyre sa herë ju duhet të udhëtojnë brenda qytetit, nga një qytet në tjetrin, për këdo që e di apo e mëson sot se karburanti është pjesë e çmimit të gjithçkaje që blejnë në treg dua tua them fare qartë se prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa Rama mbi karburantin do të eliminohet. Këto nuk janë thjesht shifra. Ky është një ndryshim që do të prekë çdo shtëpi, çdo familje, çdo individ. Këto janë paratë tuaja për të cilat punoni dhe këto para do të jenë tashmë në xhepat tuaja dhe në duart tuaja, nga Vermoshi në Konispol, dhe kjo do të bëjë të mundur që çdo qytetar shqiptar me qeverinë e dalë nga vota e 25 prillit të ketë më shumë lekë në xhepat e tij, në duart e tij se sa ka sot. Më shumë para për veten tuaj dhe jo për të shumëfishuar pasuritë e qeveritarëve të Ramës. Me këto masa shqiptarët do të kenë, por edhe do të shpenzojnë më shumë për veten e tyre dhe për familjen e tyre, për arsim më të mirë, për kushte më të mira jete, për shëndet më të mirë për çdo shqiptar. E përsëris janë paratë tuaja të cilat sot padrejtësisht vidhen dhe shpërdorohen, paratë për të cilat punoni dhe rropateni dhe nesër këto para do të jenë në dorën tuaj, do të jenë në xhepat tuaja, për veten tuaj, për familjen tuaj", tha Basha.

Ora 12:24
Basha premton: 110 mijë vende pune dhe pagë minimale 36 mijë lekë

1611832480_basha.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha premton 110 mijë vende të reja pune.

"Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë  taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien. Rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona. Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja. Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë. Kjo qeveri jo vetëm e la këtë çështje në harresë të plotë, por nxiti emigrimin më masiv ndër dekada, si rezultat çdo familje shqiptare është prekur nga ky fat, çdo prind pyet çdo ditë, si do t’ja bëjmë me fëmijët? Si do të mundësojmë që ata të ndërtojnë një jetë të mirë dhe normale në Shqipëri. Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familje shqiptare dhe tani ë lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj. Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja", tha Basha.

Ndërkohë premton pagë minimale 36 mijë lekë.

Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çojë atë në 36 mijë lek të reja në muaj, zotimi im i para 2 viteve para bashkimit të sindikatave shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune. Në qofte se biznesi shkurton vende pune nuk ka asnjë vlerë rritja e pagës minimale, ndaj qeveria jonë do të mbështesë dhe do të mbrojë të gjithë punonjësit dhe të vetpunësuarit, sepse kjo është detyrë bazë e qeverisë të mbrojë interesat e njerëzve, por njëkohësisht përmes masave tona fiskale dhe ekonomike qeveria do të garantojë konkurrueshmërinë e të gjithë punëdhënësve, të cilët jo vetëm nuk do të humbin, por do të përfitojnë nga masat e planit tonë ekonomik, duke bërë të mundur që të gjithë të dalin të fituar nga ky plan.  

Ora 12:20
Basha: Programi unë 'Shqipëria fiton'! Nuk janë premtime, por angazhime, unë sot e marr këtë barrë (VIDEO-Fjala e plotë)

Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se nga sot ai merr barrën e implementimit të këtij programi si Kryeministër i ardhshëm. 

"Programi jonë qeverisës "Shqipëria fiton". Së bashku kemi punuar me ekspertët më të mirë të të gjitha çështjeve.  Kemi punuar për t'i sjellë Shqipërisë një plan serioz zhvillimi, që do tua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.  Këtë herë duam të sjellim para jush një program pune, program qeverisjeje që do t'i shërbejë shqiptarëve dhe jo thjesht një fushate.  Ky është një program që do ta zhvillojë Shqipërinë menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit.  Mijëra të papunëve iu hoq edhe buka e gojës. Shqiptarët po e paguajnë me xhepat e tyre bosh. Braktisja e tyre do të marrë fund. Nuk janë premtime por angazhime të miat si Kryeministër përballë çdo shqiptari. Unë sot marr këto barrë të përgjegjësisë para jush", tha Basha.

Ora 12:16
Programi i PD/ Tabaku: Ekonomia e Shqipërisë është në situatë emergjente! Me Bashën kryeministër një e ardhme më e mirë (VIDEO)

Nisjen e prezantimit të programit politik të PD-së, e bëri ish- deputetja Jorida Tabaku, e cila ka listuar një sërë problemesh ekonomike sipas saj, me të cilën po përballet Shqipëria dhe zgjidhjen që do ofrojë PD-ja.

Sipas Tabakut, ekonomia e Shqipërisë është në situatë emergjente në të gjitha drejtimet, pasi në 8 vite qeverisja është shkatërruar në propagandë. Ajo shprehet se Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një ekonomie më të fortë, drejt një Shqipërie që kujdeset për njerëzit e saj.

Deklarata e plotë
Ekonomia e Shqipërisë është në situatë emergjente në të gjitha drejtimet. Gjatë 8 viteve të fundit, Shqipëria është shkatërruar. Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë, 7.5%. Kjo do të thotë një ekonomi më e dobët për shqiptarët, për familjet dhe bizneset. Vendi jonë ka të ardhurat për frymë më të ulëtin në rajon, 4900$/frymë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të varfra.

-              Shqipëria fiton, kur ekonomia rritet, shqiptarët fitojnë kur ekonomia jonë përformon mirë, jo kur shifrat manipulohen për të prodhuar më shumë propagandë. Motori i ekonomisë shqiptare është shuar, rritja ekonomike në 8 vite të qeverisjes ka qenë mesatarisht 1.4%. Pra, më pak të ardhura dhe mundësi punësimi për shqiptarët dhe familjet e tyre. Nuk mund të kemi shqiptarë me mirëqenie të lartë kur kemi një Shqipëri të varfër.

-              Ekonomia është shkatërruar, kostoja e jetesës është rritur, ashtu si ditë pas dite, edhe papunësia. Më shumë se 100 mijë të papunë për vitin e fundit.

-              Shqipëria fiton, kur borxhi i marrë është i kujdesshëm dhe kur investohet në infrastrukturë rrugore, shkolla më të mira apo investime strategjike që prodhojnë rritje ekonomike. Familjet shqiptare përfitojnë kur taksat e tyre i kthehen pas në investime. Fatkeqësisht sot  Shqipëria ka nivelin më të lartë të Borxhit Publik, i llogaritur pa PPP-të ai shkon në 83.5% të PBB. Kjo padrejtësi po i kushton Shqiptarëve një borxh më të lartë, një të ardhme më të pasigurt dhe taksa më të larta.

-              Shqipëria fiton, kur resurset ekonomike të vendit vendosen në dispozicion të talenteve dhe punës. Në 8 vite synimi i qeverisë ka qenë për të mbështetur bizneset që kanë fituar PPP. Çdo vit mbi 120 mln euro kanë shkuar në mënyrë abuzive në xhepat e pak klientëve, borxhi publik që paguhet nga taksat tona ka shkuar në portofolin e oligarkëve që kanë përfituar PPP, pa prodhuar rritje ekonomike.

-              Shqipëria fiton, kur investimet e huaja direkte prodhojnë punësimin dhe rritjen ekonomike. Shqipëria ka 0 investime të huaja të reja, niveli i investimeve në Shqipëri është i ngjashëm me atë të para 8 viteve.

-              Shqipëria fiton, ditën kur qeveria është aleate dhe jo armike e biznesit. Sot biznesi ka një mjedis armiqësor, të pasigurtë ku në tetë vite kanë ndodhur 60 ndryshime ligjore dhe 170 vendime ministrash.

-              Shqipëria renditet e 82 mes 190 vendeve në raportin e fundit të “Doing Business”.

-              Shqipëria fiton, kur ekonomia e tregut funksionon, jo kur monopolet sundojnë. Fatkeqësisht favorizimi ka shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë. Në një sistem të korruptuar nuk mund të fitojë më i miri dhe më i zoti.

-              Shqipëria fiton kur administrata tatimore nuk sillet si gjobaxhie në kurriz të biznesit dhe sipërmarrjes. 93.2% e bizneseve shqiptare ankohen se vizitohen nga tatimorët që kërkojnë ryshfetin ose vendosin gjobën.

-              Familjet shqiptare dhe sipërmarrësit përfitojnë nëse ka një klimë pozitive biznesi ku barra fiskale nuk është e rritur. Kur çdo biznes paguan atë që i takon! Fatkeqësisht, që nga viti 2014 janë mbyllur mbi 60 biznese në ditë. Taksat e larta dhe mbi të gjitha taksa progresive janë shkaku i falimentit.

-              Shqipëria fiton, kur sipërmarrja është motor i ekonomisë. Sipërmarrjet shqiptare paguajnë 38% të të ardhurave të tyre për taksa, niveli më i lartë në Ballkanin Perëndimor. Një mjedis gjithnjë e më pak konkurrues dhe përherë e më shumë i monopolizuar.

-              Shqipëria fiton, kur të bërit biznes nuk do të jetë një luftë me shtetin dhe taksat. Shqipëria ka një sistem taksash me 7 nivele duke vështirësuar jetën e biznesit.

-              Shqipëria fiton, kur barazia është në themel të bërit biznes dhe ku secili paguan në mënyrë të barabartë dhe të ndershme! Sot 97% e bizneseve paguajnë taksat e rritura prej 3 mld euro në tetë vjet ndërsa 3% i mbetur përfiton të gjitha taksat përmes PPP-ve, ligjeve speciale, koncesioneve speciale.

-              Shqipëria fiton, kur qeveria ruan balancat dhe mbështet tregun e lirë. Qeveria ka funksionuar si mbrojtëse e interesave të monopoleve, dhe jo shumicës së bizneseve dhe sipërmarrjeve në vend.

-              Monopolet zyrtarizohen dhe tolerohen nga qeveria jo vetëm përmes mungesës së ndershmërisë në taksim por edhe mungesës së konkurrencës gjatë tenderimeve publike, 1 në 3 tendera publik jepen pa garë .

-              Shqipëria fiton, kur qytetari ka mundësi të prosperojë, të bëjë përpara, në një mjedis konkurrues, incentivues dhe që vendos në provë dijet e tij. Shqipëria është sot vendi me nivelin më të ulët të konkurencës dhe meritokracisë. 43% e bizneseve shqiptare janë të bindur që do të kenë sukses në biznes nëse kanë njohje politike dhe qeveritare,

-              KJO DUHET TË MARRË FUND!!!

-              Gjatë vitit të fundit kemi punuar me Bashën kokë më kokë që të sjellim një plan serioz pune, sipas të cilit të ndryshojmë ekonominë dhe t’ua kthejmë njerëzve Shqipërinë!

-              Ne besojmë, se Shqipëria fiton atëherë kur familjet shqiptare kanë më shumë të ardhura. Fatkeqësisht punonjësit shqiptarë, profesionistët shqiptarë, shtresa e mesme dhe e mirë studiuar, fermerët e vendit taksohen në mënyrë padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese. Shtresa e mesme paguan sot barrën më të rëndë fiskale, taksat e tyre përbëjnë 53% të totalit të të ardhurave që mblidhen nga taksa progresive.

-              Shqipëria fiton, kur të punësuarit nuk taksohen padrejtësisht për dijen dhe kontributin e tyre në ekonomi. Sot, në Shqipëri pagat janë më të ulëtat në rajon ndërkohë që shtresa e mesme është më e goditura nga kjo politikë duke paguar mes 23% për të ardhurat e tyre.

-              Shqipëria fiton, kur shtresa e mesme ka më shumë mundësi. Paga mesatare prej 429 euro/muaj është më e ulëta në rajon edhe pse shtresa e mesme mbitaksohet për dijen, njohurinë dhe vlerën e shtuar që jep në ekonomi.

-              Shqipëria fiton, kur varfëria luftohet përmes rritjes së punësimit, formalizimit dhe ndershmërisë së një sistemi që promovon më të mirin. Mirëpo në harkun kohor të 8 viteve niveli i varfërisë është rritur aq sa 40% e popullsisë kanë më pak se 4.19$/ditë. Familja shqiptare nuk mund të ecë përpara në një situatë të tillë

-              Shqipëria fiton, kur sigurohet mobiliteti social që një i varfër mund të ketë mundësi për më mirë. 90% e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se sa mesatarja vjetore, pabarazia në vend është rritur në mënyrë të frikshme; sepse qeveria ka inkurajuar atë!

-              Shqipëria fiton, kur familjet tona kanë më shumë të ardhura, sot 70% e familjeve shqiptare paguajnë 30% më shumë çmimin e energjisë elektrike.

-              Shqipëria fiton, kur shqiptarët ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Ikja nga Shqipëria ka arritur kulmin, sepse të rinjtë tanë nuk shohin më këtu shpresë. Shqipëria renditet e para në botë për numrin e azilkërkuesve në BE. Mbi 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në 8 vjet, nga ku mbi 70% janë të rinj.

-              Shqipëria sot është në krizë, ekonomia e shqiptarëve sot është në krizë, sot familjet shqiptare nga shpenzimet e larta dhe të ardhurat gjithnjë e më të pakta. Shqipëria sot po humbet, po ligështohet dhe shkretohet.

-              Unë besoj që Shqipëria do të fitojë nën drejtimin e një kryeministri që ka një plan të qartë për të kryer ndërhyrjet e duhura. Familjet tona, shqiptarët sot kanë një mundësi të dëgjojnë prej tij atë çfarë ai ofron si zgjidhje për problemet tona.

-              Kemi punuar së bashku, me Lulzim Bashën, për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët.

-              Jemi mbledhur të gjejmë zgjidhje për të hapur vende pune, uljen e papunësisë, uljen e kostos së jetesës dhe gjallërimin e ekonomisë.

-              Pas një pune të gjatë, pas ditësh të ngarkuara për të përkthyer zgjidhjet në një program politik. Mund të them me besim të plotë se Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një ekonomie më të fortë, drejt një Shqipërie që kujdeset për njerëzit e saj.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 28/01/2021 19:27

    OPOZITA ME PD DHE LSI KA ikur per lesh me kohe,,,pa program,,pa ide,,pa njerez,,,sesi mund te dilet dhe te behet fushate me hajdute te ipit meta-basha,, dhe kriminele te tipit berisha as votat e gomereve te shqiperise nuk merr....

    Përgjigju
  • Hahahaha: 28/01/2021 18:19

    Ky i thot pa problem se e di qe ska shans fitore

    Përgjigju
  • CUBI: 28/01/2021 17:17

    Mir e ka do ja mari mamit e do na I jap neve. Shkurt kur te vij ne pushtet ky do behet deti kos edhe ne te behemi gati e te marim nga nje lug ne brez. Kush I ha keto mor hajvan????????????????????????? Nuk di ae pe sondazhin mbrem dhe meso ca mund te besh ti. Jeni te mbaruar o opozit e leshit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë