Nikolla pret Presidentin polak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në BE

Nikolla pret Presidentin polak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, dhe delegacionin që e shoqëron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta. Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Poloninë dhe e falënderoi Presidentin Duda për mbështetjen e fuqishme nga Polonia të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nikolla shprehu gjithashtu mirënjohjen për solidaritetin dhe kontributin e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe ndihmën gjatë pandemisë së Covid-19.

Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje vullnetin e Kuvendit për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin me Sejmin dhe Senatin e Polonisë dhe mbështetjen e nxitjen nga bashkëpunimi e diplomacia parlamentare të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryetarja Nikolla vlerësoi ndihmën e Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE edhe në kuadër të Grupit të Vishegradit si edhe sinergjinë mes Fondit te Vishegradit dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Kryetarja Nikolla e falënderoi Presidentin Duda për mbështetjen e Polonisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë.

“Të dy vendet tona po mbështesin Ukrainën në luftën e saj mbrojtëse kundër agresionit të Rusisë. Polonia është më e rrezikuar se vendet e tjera të kontinentit nga ky agresion, për shkak të mbështetjes së fuqishme ndaj luftës së drejtë të Ukrainës, por edhe për shkak të pozites gjeografike kufitare me Ukrainën.”, theksoi Kryetarja Nikolla.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nënvizoi se Polonia e konsideron Shqipërinë një aleate të ngushtë e të denjë në NATO dhe do të vijojë të mbështesë përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi Presidenti Duda, janë të shkëlqyera dhe pa asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Presidenti Duda vlerësoi për përparimin e jashtëzakonshëm e të gjithanshëm të Shqipërisë dhe Tiranës gjatë viteve të fundit, i cili është i dukshëm, si edhe shprehu vlerësimin për kontributin e Shqipërisë në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës dhe përpjekjet për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë.


Lajmi kryesor:

Presidenti polak në Tiranë: Asnjë dyshim që Shqipëria bëhet anëtare e BE shumë shpejt, jeni pararojë me reformat! Begaj: Të intensifikojmë bashkëpunimin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat