Nikolla pret Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit! Imzot Gallagher: Shqipëria ecën në drejtimin e duhur

Nikolla pret Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit! Imzot Gallagher: Shqipëria ecën në drejtimin e duhur

Paul Richard Gallagher dhe Lindia Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher. Në takim ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Dodaj, dhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi.

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, të konfirmuara nga vizitat gjatë dy viteve të fundit të dinjitarëve të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, ato janë shpirtërore dhe frymëzuese për shqiptarët, si një komb me vlera e simbole të fuqishme. Shqipëria është toka e Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtar , Atletit të Krishtërimit, dhe e Shenjtores Nënë Tereza. Vëllazëria fetare e shqiptarëve është një trashëgimi e shënuar historike. Ne vlerësojmë rolin e Selisë së Shenjtë dhe Kishës Katolike për realizimin e projekteve në arsim, trashëgimi kulturore, shëndetësi, shërbimet sociale etj. Arritjet janë një bazë solide për bashkëpunimin tonë në të ardhmen dhe promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare. Kuvendi mbështet harmoninë mes komuniteteve fetare dhe dialogun mes institucioneve fetare si edhe midis tyre dhe institucioneve shtetërore. ”, nënvizoi Kryetarja Nikolla.

Duke vlerësuar  mbështetjen e Vatikanit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon si edhe marrëdhëniet shumë të mira kanonike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, znj. Nikolla shprehu besimin se Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si  një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon. Imzot Paul Richard Gallagher falenderoi Kryetaren Lindita Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dhe për atë çka ofron Shqipëria për forcimin e vëllazërisë, paqes e tolerancës ndërfetare.

Selia e Shenjtë do të vijojë programet dhe projektet në Shqipëri dhe ne vlerësojmë me kënaqësi se institucionet arsimore katolike në Shqipëri janë xhevahirë mes institucioneve të tilla në vende të tjera. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë një prioritet për Selinë e Shenjtë. Ne besojmë se Shqipëria ecën në drejtimin e duhur, drejt destinacionit të saj evropian dhe se kjo vizitë është dëshmi e këtij besimi.

Selia e Shenjtë inkurajon dhe mbështet normalizimin e  marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si një hap drejt afrimit të njohjes së Kosovës. Kryetarja Nikolla dhe Imzot Paul Richard Gallagher biseduam edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Vatikanit. si kontribut për paqen në rajon, kontinent e më gjerë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë