Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është takuar me Ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikat, Wendy Morton, e cila ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.
Nikolla vlerësoi bashkëpunimin dypalësh gjatë viteve të fundit ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin që qeveria do të bëjë me opozitës për reformat më rëndësi për vetin që nga zgjatja e afatit të vettingut, thellimi i reformës zgjedhore etj.
“Reforma e suksesshme në drejtësi po vazhdon të avancojë. Aktualisht ka lindur nevoja e zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut dhe ne kemi besim se për këtë çështje do të kemi edhe mbështetjen e opozitës. Me opozitën do të bashkëpunojmë edhe për avancimin dhe thellimin e reformës zgjedhore dhe reformave të tjera. Unë jam e vendosur për të ndërtuar një klimë të re të bashkëpunimit me opozitën”, tha Nikolla.
Nga ana tjetër ministrja Wendy Morton uroi Nikollës për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe e falenderoi për vlerësimin dhe vullnetin e Shqipërisë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.
“Bashkëpunimi e mbështetja do të vazhdojë, sidomos për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, trafiqeve, krimit të organizuar etj”, tha Morton.
Me herët ministrja Wendy Morton u takua me kryedemokratin Lulzim Basha