Nikolla, priti Presidentin e Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, dhe Drejtorin Rajonal: NDI, partner strategjik i Kuvendit

Nikolla, priti Presidentin e Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, dhe Drejtorin Rajonal: NDI, partner strategjik i Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Ambasadorin Derek Mitchell dhe Drejtorin Rajonal për Europën Lindore dhe Juglindore, Robert Benjamin

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Presidentin e NDI, Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, Ambasadorin Derek Mitchell dhe Drejtorin Rajonal për Europën Lindore dhe Juglindore, Robert Benjamin.

Gjatë takimit u bisedua mbi disa aspekte të konsolidimit të institucioneve demokratike, rritjen e  pjesëmarrjes  qytetare, sidomos të rinisë në demokraci, fuqizimin  rolit të grave në politikë e vendimmarrje etj.

Kryetarja Nikolla falenderoi drejtuesit e lartë të NDI për kontributin e Institutit për konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

“NDI është një partner strategjik i Kuvendit, në përpjekjet tona të përbashkëta për të ngritur e forcuar kapacitetet ligjvënëse, përfaqësuese e mbikëqyrëse, për zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve. Opozita në Kuvend, dialogu politik e parlamentar konstruktiv, parlamenti i hapur e transparent dhe pjesëmarrja qytetare janë thelbësore për demokracinë.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla.

Presidenti Derek Mitchell dhe Drejtori Rajonal Robert Benjamin e falenderuan Lindita Nikolla për përpjekjet për ndërtimin e klimës pozitive e dialogut konstruktiv ne  Kuvend dhe garantuan mbështetjen e NDI për nxitjen e dialogut politik e parlamentar, demokratizimin e partive politike, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe  modernizimin e shërbimeve parlamentare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renzo: 02/11/2021 23:13

    Ndërro urgjent arredimin e pikturat në sfond!!..sh shëmtuar e pa shije hiç fare..Vendos 1 flamur të Shqipërisë e një Arbëror të Gj Kastriotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi