Nikolla propozon mbylljen e 
universitetit ku mori Masterin

Nikolla propozon mbylljen e <br />universitetit ku mori Masterin
TIRANE - Qeveria njoftoi sot nismën më të re, dhe më konkretisht të Mnistrisë së Arsimit, lidhur me vendimin e sotëm për mbylljen e 18 universiteteve dhe pezullimin e 13 të tjerëve deri në një vendim të dytë.

Pjesë e listës së universiteteve që do të pezullohen deri në një vendim të dytë është edhe “Albanian University” (ish UFO), universitet në të cilin vetë ministrja e arsimit ka kryer studimet e saj Master.

Kjo gjë është shumë lehtë e vërtetueshme, nisur edhe nga të dhënat personale të ministres Nikolla në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku rezulton se Nikolla ka kryer në korrik të vitit 2010, studime Master në Administrim Publik pranë “Albanian University”.

linda nikolla
(Në foto: Të dhënat personale të ministres Nikolla, publikuar në Ministrinë e Arsimit)

Ministrja Nikolla ka përfunduar studimet universitare, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1989. 

Përmes një postimi në facebook ministrja kërkoi të sqaronte diplomën master që kishte marrë në “Albanian University” në 2010 (ish UFO), në pronesi te nje deputeti të PD.

 

Ja postimi i ministres Lindita Nikolla në Facebook

''Krenare për hapin e parë që ndërmorëm sot.
Për qeverinë shqiptare cilësia në mësimdhënie nuk është e negociueshme. Ky i sotmi është vetëm hapi i parë, pasi reforma në arsimin e lartë do të shkojë deri në fund, për të përgatitur një brez të ri, të aftë për të punuar me dinjitet.
Sigurisht, kjo reformë shkel shumë interesa, por kjo nuk do të jetë arsye që ne te ndalemi. Disa media kanë raportuar se dhe unë kam qënë “viktimë” e sistemit të degraduar arsimor pasi kam ndjekur një master në “Albanian University”. Po, është e vërtetë. Në vitin 2008 kam ndjekur një kurs të veçantë master, të ofruar nga ky universitet në bashkëpunim me qeverinë e kohës. Një kurs enkas për zyrtarë të administratës publike dhe të zgjedhur vendorë, siç isha edhe une. Më interesoi programi në një fushë të re në të cilën unë punoja, por edhe trupa e zgjedhur e profesorëve për këtë program. Rezultatet e mia ishin të shkëlqyera, por thelbi nuk është ky.
Këtë informacion unë e kam ndarë vetë me publikun. Problem do të ishte nëse unë do të kisha favorizuar universitetin në fjalë. Dhe përgjigjja është e prerë, jo. “Albanian University” është trajtuar me të njëjtat standarde si çdo institucion tjetër arsimor. Dhe është kjo arsyeja pse është propozuar masa për pezullim të aktivitetit, meqë nuk plotëson kushtet e parashikuara në ligj.
Unë jam krenare për reformën që kemi ndërmarë dhe për një gjë jam e sigurt. Nuk do të ndalem përpara asnjë pengese për të çuar deri në fund këtë reformë që pritej prej vitesh nga çdo shqiptar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni