Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim të hapur dhe produktiv me pjesëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë nga Mbretëria e Bashkuar: Deputetët Matthew Offord dhe Tan Dhesi nga Dhoma e Komuneve, Baroneshën Tessa Blackstone dhe Baroneshën Jane Bonham Carter nga Dhoma e Lordëve, të cilët kanë ardhur në një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë. Në takim mori pjesë edhe deputeti Lavdrim Krashi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë takimit u diskutua mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe u rikonfirmua vullneti i të dy palëve për ta zgjeruar e intensifikuar këtë bashkëpunim.
Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik intensiv, të mbështetur edhe nga Deklarata e Përbashkët e Kryeministrave Rama dhe Sunak e vitit 2022. Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e reformës në drejtësi dhe reformave të tjera demokratizuese. Bashkëpunimi parlamentar po intensifikohet dhe diplomacia parlamentare po nxit bashkëpunimin dypalësh.”
Anëtarët e delegacionit parlamentar të miqësisë nga Mbretëria e Bashkuar vlerësuan shumë opozitivisht shpejtësinë e ndryshimeve në Shqipëri, avancimin e reformave dhe rolin e rëndësishëm dhe konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin për reduktimin e flukseve të imigrimit ilegal dhe nënvizuan se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e reformës në drejtësi dhe reformave të tjera demokratizuese do të vijojë.
Kryetarja Nikolla dhe anëtarët e delegacionit ranë dakord të vijojmë shkëmbimin e përvojave respektive në procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar dhe të intensifikojmë shkëmbimet e grupeve të miqësisë, komisioneve parlamenare dhe deputetëve.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Votimi në Kuvend/ Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla caktohet anëtare të komisionin Edukimit, Peleshi te Komisioni i Jashtëm
19 Shtator, 17:47
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, socialistët: U përball me sulmin më të egër personal, ishte fuqia e qetë e Kuvendit
27 Korrik, 09:56
-
Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet respekti
26 Korrik, 21:37
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Bardhi e zëvendësoi me Ina Zhupën te Komisioni i Medias, largohet nga grupi i PD-së Flutura Açka: S’mund të bëj sehir kur minohet demokracia
25 Korrik, 07:55
-
Kuvendi seancë maratonë prej më shumë se 17 orësh, mbyll punimet pas mesnate! Braktiset nga deputetët
19 Korrik, 08:59
-
Kuvendi mbyllet pas mesnate, deputetët braktisin sallën! Nikolla ‘shkrihet’ së qeshuri me Sulën (VIDEO)
16 Korrik, 09:00
-
Kryeparlamentarja Nikolla në Samitin e NATO-s: Kemi fituar besimin e SHBA dhe vendeve të Aleancës! Kemi shërbyer në mbrojtje të Ukrainës
9 Korrik, 16:24
-
Kryetarja e Kuvendit Nikolla e Kodheli në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington
9 Korrik, 13:09