TIRANE - Kryetarja e minibashkisë numër 1 Lindita Nikolla e gjendur pranë komunitetit të kësaj zone, ka denoncuar sot sulmin arbitrar të administratës tatimore me gjoba marramendëse ndaj biznesit të vogël. Nikolla tha se këto gjoba që kapin shifrën e 2 deri në 5 milion lekë, janë sa 25% e xhiros vjetore të këtyre bizneseve. “Një gjobë që kap shifra marramendëse duke shënuar 2 milion, madje edhe 5 milion lekë të vjetra, kur dimë që xhiroja vjetore e biznesit të vogël në maksimumin e vet është vetëm 20 milion lekë. Pra, kjo gjoba kap ¼ e xhiros vjetore duke zënë 25% të xhiros vjetore. Kjo s’është as më shumë e as më pak përveçse dhunë e padyshim që ky nuk është shteti i qytetarëve.”, vijoi Nikolla.
Ajo theksoi se Partia Socialiste do të jetë në krah të biznesit të vogël duke e mbështetur atë. Sipas Lindita Nikollës, “PS sheh tek biznesi vogël partnerin strategjik për rimëkëmbjen e ekonomisë, si dhe motorin dinamik për punësimin e qytetarëve.”
“Vetëm në javën e fundit konstatojmë gjatë kontakteve me kryefamiljarë Qerimin, Florën, Adin, Kujtimin, Vjollcën e shumë të tjerë që gjoba marramendëse janë vërshuar duke ulur të ardhurat e këtyre njerëzve. Një gjobë që kap shifra marramendëse duke shënuar 2 milion, madje edhe 5 milion lekë të vjetra, kur dimë që xhiroja vjetore e biznesit të vogël në maksimumin e vet është vetëm 20 milion lekë. Pra, kjo gjoba kap ¼ e xhiros vjetore duke zënë 25% të xhiros vjetore. Kjo s’është as më shumë e as më pak përveçse dhunë e padyshim që ky nuk është shteti i qytetarëve. Ne pas asnjë lloj dyshimi jemi krah biznesit të vogël. Partia Socialiste do të mbështesë biznesin e vogël sepse sheh tek biznesi i vogël partnerin strategjik për rimëkëmbjen e ekonomisë, sheh motorin dinamik për punësimin e qytetarëve. Me Partinë Socialiste çdo familje e zakonshme shqiptare do të rilindë.”, tha Kryetarja e minibashkisë numër 1 Lindita Nikolla.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com