Nikolla urim në prag të Krishtlindjes: Të ndajmë me njeri-tjetrin gëzimin, besimin dhe shpresën

Nikolla urim në prag të Krishtlindjes: Të ndajmë me njeri-tjetrin gëzimin, besimin dhe shpresën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët në prag të Krishtlindjeve. Nikolla bën thirrje për solidaritet , humanizëm e tolerancë.

“Krishtlindja është një ndër festat më të bukura të njerëzimit. Besimtarët e krishterë ndajnë gëzimin, dashurinë, mirësinë, shpresën dhe besimin me njeri-tjetrin, por edhe me besimtarët e tjerë, me të gjithë qytetarët. Është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin, drita tret errësirën, e mira largon të keqen, shpresa fiton mbi vështirësitë. Edhe këtë vit, kjo festë e bukur kremtohet nën kufizimet e pandemisë. Bashke me urimin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për besimtarët e krishterë si edhe besimtarët, komunitetet e institucionet e tjera fetare, për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj qytetarëve gjatë kohëve të vështira të pandemisë. Le të mësojmë, të inspirohemi e udhëhiqemi të gjithë  nga shpirti i sakrificës, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit.  Krishtilindje të gëzuar!”, shkruan kryetarja e Kuvendit.


Lajmi kryesor:

Kremtohet lindja e Krishtit në Kishën Katolike! Frendo mban meshën e fundit në katedralen 'Shën Pali', shoqërohet dhe nga Arqipeshkvi i ri Arjan Dodaj! Besimtarët: Gëzuar! Uron dhe politika


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme