Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve: Ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia

 Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve: Ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia

1649925518_LinditaNikolla.jpg
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.

Në urimin e saj Nikolla, shprehet se festa e Pashkëve është një festival besimi e lumturie për të gjithë besimtarët katolikë.

“Në vend të urrejtjes të lulëzojë harmonia, në vend të dëshpërimit, shpresa!

Festa e Pashkëve është një festival besimi e lumturie për të gjithë besimtarët katolikë.

Gëzimi i kësaj feste na frymëzon të besojmë e punojmë  që atje ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia; atje ku ka errësirë, të ndriçojë drita.

Atje ku ka dëshpërim, të lindë shpresa; atje ku ka vuajtje, të lehtësojmë dhimbjen; atje ku ka varfëri, të krijojmë mirëqenie.

Gëzuar Pashkët!”, shprehet kryeparlamentarja.


Lajmi kryesor:

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, ngjalljen e Krishtit! Zhvillohet mesha në Katedralen e Shën Palit, e para që bëhet në mesnatë pas nisjes së pandemisë! Urojnë Meta, Rama dhe Nikolla


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë