Nipi i Gates merr pafajësi, por
prangoset pas kërcënimit të prokurorit

Nipi i Gates merr pafajësi, por<br />prangoset pas kërcënimit të prokurorit
Nipi i Gate Mahmutaj është arrestuar për kanosje ndaj prokurorit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës. Rustem Mahmutaj 21 vjeç u arrestua mesditën e të premtes në sallën e gjyqit të Gjykatës së Shkallës së Dytë në Gjirokastër, pasi në prezencë të trupit gjykues ka kërcënuar dhe kanosur prokurorin e Gjykatës së Apelit Gjon Fusha. Ky i fundit, kishte kërkuar burg për 21 vjeçarin, për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë, ndërkohë që shkalla e parë e gjyqësorit e pati lënë adoleshentin lazaratas me masën e sigurimit “arrest në burg”. Apeli i Gjirokastrës përmes vendimit të djeshëm e liroi në sallën e gjyqit nipin e Gate Mahmutit, personazhi kryesor i kultivimit të hashashit i arrestuar dy vite të shkuara gjatë superaksionit të Policisë së Shtetit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Pas këtij vendimi, Rustem Mahmutaj 21 vjeç është prangosur në sallën e gjyqit dje, pasi kërcënoi prokurorin e apelit Gjon Fusha në krye të detyrës. Ai i është drejtuar prokurorit Gjon Fusha me fjalor kërcënues gjë që u pa nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues fill pasi dhanë vendimin për rrëzimin e akuzës ndaj tij për një ngjarje që kishte të bënte me “Moskallëzim krimi”. Nipi i Gates është personi i 15 i arrestuar nga fisi i Gate Mahmutaj. Mësohet se babi i Rustem Mahmutaj, Xhezo Mahmutaj është në burg dhe po vuan dënimin për kultivim hashashi. Xhezo Mahmutaj është arrestuar disa ditë pas prangosjes së vëllait të tij, Gate Mahmutaj. Materialet në ngarkim të Rustem Mahmutaj i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim