Nipi i Gate Mahmutaj është arrestuar për kanosje ndaj prokurorit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës. Rustem Mahmutaj 21 vjeç u arrestua mesditën e të premtes në sallën e gjyqit të Gjykatës së Shkallës së Dytë në Gjirokastër, pasi në prezencë të trupit gjykues ka kërcënuar dhe kanosur prokurorin e Gjykatës së Apelit Gjon Fusha. Ky i fundit, kishte kërkuar burg për 21 vjeçarin, për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë, ndërkohë që shkalla e parë e gjyqësorit e pati lënë adoleshentin lazaratas me masën e sigurimit “arrest në burg”.