Nipi i Ismail Qemalit në “A1 Report”
Ja arsyet pse jam përkrah Ramës

Nipi i Ismail Qemalit në “A1 Report”<br />Ja arsyet pse jam përkrah Ramës
VLORE- Nedim Vlora, nipi i Ismail Bej Vlorës në një intervistë për Tv “A1 Report” shpjegon arsyet për të cilat është përkrah liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Rëndësia më e madhe që kjo parti i jep popullit, qartësia se çfarë kreu i PS, Rama do të bëjë për Shqipërinë dhe besimi se ai do t’i realizojë këto në tërësi, përbëjnë arsyet kryesore për të cilat pasardhësi i fisit të pavarësisë, Nedim Vlora, së fundmi është parë më shpesh në Shqipëri. Vlora ka qenë prezent edhe në takimin që Rama ka organizuar me studentë të Universitetit të Vlorës.
 
“Unë personalisht jam më shumë për Partinë Socialiste në sensin që i jep rëndësinë më të madhe popullit, shoqërisë. Dhe më vjen keq që nga vizita ime në Kaninë pashë njerëz të varfër që nuk kanë ende ujë dhe njerëz që punonin nëpër ara, dhe unë jam me ta, jam nga ana e tyre jo nga ana e atyre që ndërtojnë gradaçela në Tiranë. Mos t’i harrojmë ata fëmijë të varfër që lindin atje dhe nuk gjejnë dot mundësinë për të shkuar në shkollë ose në universitet, kjo është pra ideja ime: Mua më pëlqen më shumë një spital sesa një piramidë”, u shpreh Nedim Vlora.
 
Në lidhje me gjendjen aktuale politike në Shqipëri Vlora u shpreh se nuk është ai sistem demokratik për të cilin flitet, që duhet të ketë në përbërje kulturën e dialogut apo debatin. Por ai e cilëson gjendjen aktuale si diktaturë të një personi.
 
“Unë e kam thënë që Edi Rama është eksponent i partisë opozitare më të madhe në vend në krahasim me atë që është aktualisht në qeveri. T’i lëmë mënjanë 72 partitë që marrin pjesë në këto zgjedhje, dhe praktikisht ekziston Partia Demokratike nga njëra anë, dhe Partia Socialiste nga ana tjetër. Për të eliminuar dhe për të çuar në minorancë Partinë Demokratike, që ka treguar se nuk është me vlera të demokracisë, siç thotë edhe vetë emri, demokrate, e kam thënë një është praktikisht një diktaturë e një personi dhe në këtë kontekst do të mbështetesh tek Partia Socialiste”, tha Nedim Vlora.
 
Sipas Nedim Vlorës, Shqipëria ka nevojë për një politikë sociale, edhe pse thotë se ligjet në vend janë të mira, por nuk zbatohen. Duke u ndalur tek qeverisja aktuale, Vlora tha se “Sali Berishën e kam njohur që herët në vitet ’90 dhe në fillim ai kishte mendime për ndryshimin e vendit, por më pas Berisha e përqendroi gjithçka në duart e tij. Dhe kjo s’është demokracia dhe politika që i duhen Shqipërisë”.
 
Për marrëdhënien e tij me Vlorën, Profesor Nedimi, pavarësisht theksit për një lidhje të fortë të tijën me këtë qytet shprehu keqardhje që gjendja aktuale shkon deri tek mungesa e ujit të pijshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë