Samuel Ndoka, që u arrestua sot në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje. Ai nuk akuzohet vetëm për dhunimin e aktivistit të LSI në datë 25 qershor, por edhe për një tjetër episod.
Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017.
Për të dy rastet ai ishte shpallur në kërkim, ndërsa sot u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet për "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com