Fillimisht 19-vjeçari ka shkuar në apartamentin e dy gjyshërve, që jetonin të vetëm dhe në konflikt e sipër i ka qëlluar me thikë duke i plagosur. shkak dyshohet debate për lek, por edhe disa konflikte të tjera që kishin dy të moshuarit me nipin.
Më pas Beniamin Kasa ka zbritur poshtë pallatit dhe ka shkuar te rojet e një banke të nivelit të dytë, duke i thënë të lajmëronte Policinë, se kishte vrarë gjyshërit. Rojet e kanë mbyllur në brendësi të bankës, Beniamin Kasa, ndërsa dy gjyshërit janë shoqëruar për në spital menjëherë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njollat e gjakut në rrugë kanë rënë në momentin që dy të moshuarit po transportoheshin në spital.Ndërkohë në dëshminë e tij 19-vjeçari ka habitur Policinë. “I qëllova pasi ata më tallnin”, ka thënë Benaimin Kasa. “Nuk doja ti vrisja, vetëm I qëllova me thikë dhe më pas u largova”, ka theksuar I riu në dëshminë para uniformave blu.
Fqinj të të moshuarve u shprehën për Report TV se 19-vjeçari ishte problematik dhe shpesh vinte dhe konfliktohej me gjyshërit. Policia thotë se Beniamin Kasa në momentin kur plagosi dy gjyshërit, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
[gallery]24239[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Në rrugën "Muhamet Deliu", shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









