TIRANE - Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonat Kadastrale Nr. 8514 të qytetit të Durrësit dhe Nr. 8534, të qytetit të Fierit. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8514, saktësisht në adresën, Rruga “Hafiz Podgorica”, Pallati “Niko” sh. p. k, përballë ZRPP-së Durrës dhe në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8534, saktësisht në adresën, Lagja “Apolonia”, Rruga “Xox Andoni” pranë zyrave të rajoneve Fier.

Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.

Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8514, Durrës dhe Zonën Kadastrale Nr. 8534 Fier, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.

Për të konsultuar listën, klikoni në këtë material: PDF - Hipotekat, lista e pronareve ne Durres e Fier

(im/shqiptarja.com)