Nis aksioni anti-informalitet në
Fier,ja rezultatet e ditës së parë

Nis aksioni anti-informalitet në<br />Fier,ja rezultatet e ditës së parë
Drejtoria Rajonale Tatimore në Fier ka nisur aksionin e paralajmëruar anti-informalitet. Aksioni synon edukimin dhe informimin e tatimpaguesve, rritjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe vetëkorrigjimin e tyre, ku vetëm në ditën e parë të kontrolleve kanë rezultuar një sërë penalitetesh. 

9 grupe të përbashkëta të Hetimit Tatimor, inspektorëve të kontrollit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier dhe Inspektoriatit të Punës kanë kryer vetëm në ditën e parë të këtij aksioni 106 vizita tatimore në të gjithë Qarkun Fier, duke u përqendruar si te sipërmarrjet e mëdha, ashtu dhe në ato të vogla.

Rezultatet
-Perfunduar kontroll i plote per subjekte me gjendje kreditore per te cilet vlera e zbulimit ka qene 3 milion e 259 mije leke te reja per te cilen pervec detyrimit bizneset kane marre edhe penalitete
-Vizita fiskale te perfunduara pas vleresimit , subjekti gjobitur me vlere 38 mije leke te reja
-Verifikim nga zyra per ndryshim pergjegjesie Tatim Fitimi per 9 subjekte. Qe do te thote qe kalojne nga biznesi i vogel (me TVSH 5%)ne biznes te madh( me TVSH dhe 15% Tatim Fitimi)
-96 Takime me biznesin nga Drejtoria e Sherbimit per edukimin e subjekteve te regjistruara rishtazi per deklarimin e sakte dhe brenda afateve ligjore.

Nderkohe nga hetimi tatimor jane vendosur rreth 34 gjoba ndaj subjekteve per mos kolaudim ne kasat fiskale si dhe kuponin tatimor. Aksioni ne fjale do te vijojë, ndersa fillimisht eshte zbatuar ne 4 Qarqe te vendit.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com




  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën