Nis BB 7 konkurrentët hyjnë çift,
në garë kunata e Salsano Rrapit

Nis BB 7 konkurrentët hyjnë çift,<br />në garë kunata e Salsano Rrapit
Spektakli i njohur "Big Brother" ka nisur në një mënyrë të pazakontë në këtë edicion të shtatë. Djemtë dhe vajzat janë shfaqur përballë njëri-tjetrit me maska duke i zbuluar emrat njëri pas tjetrit.

Fillimisht djemtë zgjodhën nga një numër nga 1 deri tek 7, numra të cilat ishin të asociuara me disa cilësi apo virtyte të vajzave përballë.

Risia këtë vit është se konkurrentët nuk do të hyjnë vetëm por çift. Këto çifte u formuan nga përzgjedhja e cilësisë nga djemtë, duke u formuar kështu 7 çifte.

Ndërkohë tre vajzat e mbetura Ardjana, Esida dhe Juliana do të jenë të parat që do të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar të Shqipërisë.

Tre vajzat hynë në shtëpinë e Big Brother me kushtin që të mos flisnin asnjë fjalë dhe të shprehnin emocionet e tyre me gjeste, mimikë dhe disa fletushka me fjalë pozitive për të shprehur kënaqësinë e tyre rreth hyrjes në shtëpi.

Ndërkohë ambjentet e shtëpisë shfaqen të kuruara dhe areduara  në detaj, duke rënë në sy fjalët e ndryshme në shkruara në muret plot ngjyra.
 
Një tjetër ndryshim është ardhja pas shtatë vitesh në panelin e opinionistit e Armand Pezës, duke zëvendësuar kështu figurën e Arjan Konomit.

 Hyn çifiti i parë të cilët nuk duhet të flasin por më pas heqin maskën duke u njohur me njëri-tjetrin dhe duke i njohur publiku.

Meridjani hyn në Big Brother pa lejen e të dashurës duke dashur ti bëjë një surprizë si dhe është një nga menaxherët e njohur të lokaleve të ndryshme në Tiranë.

Ndërkohë Mikela është prezantuar me natyrën e saj sportive dhe është motra e një prej aktoreve të njohura në vend në teatër dhe televizion, Erjona Kakeli.

Erjona është prej vitesh partnerja e aktorit dhe prezantuesit të emisionit të humorit "Portokalli", Salsano Rrapi.

Çifti iradhës që hyn në Big Brother është Daniela dhe Fatjoni, të cilët prezantohen për publikun me klipet e tyre përkatëse.


Ja shtatë çiftet e Big Brother Albania shtatë:

Meridjan-Mikela (Cilësi: Durimi)

Rigels- Jona (Cilësia: Sinqeriteti)

Ervin-Andia (Cilësia: Çiltërsia)

Erald-Esterina (Cilësia: Thjeshtësia)

Enkelejd-Matila (Cilësia: Bujaria)

Ardit-Violeta(Cilësia: Besnikëria)

Fatjon-Daniela (Cilësia: Toleranca)

Valeri-Nevila (Cilësia: Dhemshuria)



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë