Ceremonia e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, krerët e shtetit ulen sëbashku! Rama falenderon ndërkombëtarët, Meta: Ky vend ka zot popullin

VLORË- Ka nisur ceremonia zyrtare e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës. Në ceremoni kanë marrë pjesë krerë të shtetit. Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës. 
Më pas ka ardhur edhe presidenti Meta me kryetarin e parlamentit Ruci.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për ndërkomëtarët, veçanërisht SHBA-në dhe të gjithë faktorët që ndihmuan në Luftën e Vlorës. Ndësa presidenti Meta deklaroi se Lufta Vlorës ka treguar se Shqipëria ka një zot, që është vetëm populli shqiptar.

Kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta janë parë të ulur pranë njëri tjetrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Ceremonia përkujtuese në Vlorë, Meta: Lufta dëshmoi se ky vend ka zot vetëm popullin

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorin e Luftës së Vlorës.

Përmes foltores në sheshin e Flamurit në Vlorë, Meta deklaroi se lufta e Vlorës tregoi se ky vend ka zot dhe zoti i këtij venti janë vetë populli.

"Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zot i këtij vendi është vetë populli.

Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë.

Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta.

Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli", tha ndër të tjera presidenti Meta.

Ora 20:02
Rama: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën, Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza

Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës. Duke bërë një analizë të luftës në mbrojtje të atdheut, Rama nuk mund të linte pa përmendur të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë luftë.

Ai ka përmendur të gjithë faktorët shqiptarë dhe të huaj që ndihmuan në Luftën e Vlorës.

"Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza. dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Washington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etij.

Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë.

Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës.

Dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet si dhe shumë priftërinj, hoxhallarë, baballarë që janë një segment i panjohur, të paktën që shumë prej nesh që historinë e Vlorës e pamë të shkruar nga ata që fituan më pas. E dimë se historia u fshi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të luftës së Vlorës. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e  jashtëzakonshme e grave. E pazakonshme me çdo luftë tjetër. Jo vetëm të drejtpërdrejtë, ishin gratë që me shitjet e bizhuterive siguruan mjetet për ushtarët. Kjo nuk e bënë aspak më të rëndësishme, tregon se çfarë peshe kishte për ata ushtarë që e morën përsipër këtë çmenduri, e parë nga këndvështrimi logjik, por që ishte një arsyetim i bërë jo me mendje, por jo me zemër", tha Rama.

Ora 19:26
Thirret ezani i xhamisë, ndërpritet për pak çaste ceremonia në Vlorë

Ezani i xhamisë pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë është thirrur në orarin e saj të zakonshëm.

Gjatë ceremonisë ka qenë duke folur prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj. Ai ka dëgjuar ezanin dhe për pak kohë e ka ndaluar fjalimin e tij.

Mamaj e nisi fjalimin pas përfundimit të ezanit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qiparizi: 03/09/2020 09:07

    OOOOO president drejt e ke po te ishte populli zot i fateve te veta ti do ishe ne burg ne spac bashke me taborin famekeq te jales, kaq mjafton.

    Përgjigju
  • Ilo: 03/09/2020 05:03

    Ke popull z 7% ate me kokepalare apo ate me kokedhjamosur, ketu ke te drejte se te behesh medemek President me 4% te votave eshte nje urra e madhe per kete popull qe keni 30 vite qe e vidhni dhe e vrisni.

    Përgjigju
  • edi: 03/09/2020 03:12

    Shqiperia ka Zot Popullin . Floriri i Krrabes ka Zot Meten .Nese shihet gabim na shkruani te dashur shoke e shoqe

    Përgjigju
  • JamKushJam: 02/09/2020 22:25

    Nje kre ka shteti per momentin, Edi Rama, ndersa kokmadhi tjeter do te behet kre po s'del dot nga natyra e vet mashtruese dhe mban koken ulur thuajse gjat gjith fjalimit qe i ka shkruar keshilltari i tij presidencial. Cizmona, Jalsistet, dhe Macja e tij ne banjon e 13 te shpise jan te vetmit qe e besojne sepse han qyl nga pasuria qe ka ven duke vjedh bashke me Sal Protopen!!!!

    Përgjigju
  • ME BLLOK NË DOR O ILIRI HOR: 02/09/2020 22:23

    PO TË KISHTE POPULL TAMAM TI SDO LËVIZJE NË LIRI PO DO ISHE NË BIRUC O ILIRI K*RUC.

    Përgjigju
  • Vlora: 02/09/2020 21:34

    Kryesoret ne kete lufte kane qene lebrit e lumit te Vlores dhe gjithe laberise, te cilet u organizuan vet vullnetar e i dolen zot venfit tyre duke luftuar heroikisht . Gjyshi im ka qene pjesmarres ne kete lufte , ata nuk u ndalen derisa Italianet u dorezuan, faktoret e tjere kane qene ndihmues ...

    Përgjigju
    • JamKushJam: 02/09/2020 22:28

      Jo mo Sami vellai, ai eshte Komandanti i 'Luftes' ndaj Salc Berishovicit dhe Like Floririt. Epo meqe s'dole ti ti luftoje s'kishte tjeter te merrej me ta!!!!!

    • Sami: 02/09/2020 22:21

      E ke gabim vlla. Vloren e cliroi Edi Rama, ai ishte komandant i luftes qe hodhi italanin ne det...

  • Beni: 02/09/2020 21:34

    Shyqyr qe jane Amerikanet,se ai vend do ishte katandisur si uganda po te kishte zot popullin

    Përgjigju
    • JamKushJam: 02/09/2020 22:19

      E hidhur eshte pak ajo qe thua, po ama eshte e drejte!!!!

  • Albi: 02/09/2020 20:38

    Shqipnija me te zeza ashte tash 30 vjete, sa shqiptare u vran per 30 vjete, e sa e sa ke neper burgj te botes per faj te politikes korroptume 30 vjecare.

    Përgjigju
    • Ramadan Ferraj: 04/09/2020 18:39

      Pse nuk flasim historianët por politikanët. Në 2012 në 100 vjetorin e pavarësisë jozefina firmosi aktin e pavarsisë dhe vlonjatët nuk folën. Ky miku jonë na thotë se vlorën e çliruan italjanët, po ky harron apo deformon me dashje historinë, me kë luftuan Lebrit e ndritur, apo me mullinjtë e erës, se dhe në Podgoricë foli një homogjen dhe tha se s'duam bustin e Skënderbeut por të Setvantesit në Ulqin. O tempora o mores thotë latini.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë