TIRANË - Sheshet mes pallateve në lagje të ndryshme të Tiranës nuk do të jenë më nën pushtetin e gërmadhave por të parqeve të gjelbërimit dhe ambienteve për argëtim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes disa fotove të postuar në rrjetin social Facebook, njoftoi se bashkia ka nisur aksionin për të liruar hapësirat publike në sheshet mes pallateve. Ndërhyrja e parë është shënuar në njësinë numër 11 ku janë shembur disa ndërtesa të vjetra të cilat nuk i shërbenin banorëve të kësaj zone.
“Filluam ndërhyrjet për lirimin e shesheve midis pallateve tek Nj.11. Çdo shesh që lirohet është 1 hapësirë e ardhshme për gjelbërim, argëtim e sport”, shkruan Veliaj.
Siç shihet edhe në fotot kioskat dhe disa godina të vjetra janë të braktisura pa pronarë të cilat rezultojnë pa leje ndërtimi
.

Foto të tjera
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

FOTO