Ashtu siç pritej pas uljes së temperaturave, bora ka nisur edhe në qytetin e Korçës.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet që dëbora ka mbuluar të gjithë qytetin, duke zbardhur të gjitha rrugët dhe ndërtesat.
Ndërkohë, reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë në zonën juglindore.
Në fshatin turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 15 cm, dhe lëvizja e automjeteve është e mundur vetëm me goma dimërore.
Lajmi kryesor:
Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apelon: Pajisuni me zinxhirë
Reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë në zonën juglindore. Në fshatin turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 15 cm, dhe lëvizja e automjeteve është e mundur vetëm me goma dimërore.
Ndërkohë, në akset kombëtare Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, dëbora ka arritur një trashësi prej 10 cm, ndërsa në Voskopojë kjo shifër shkon deri në 15 cm.
Pavarësisht se deri tani nuk janë raportuar pengesa në qarkullim, drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm. Reshjet pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë natës në rajonin juglindor.