Militantët e Berishës kanë hedhur molotovët e parë pranë ministrisë së Brendshme. Policia u është përgjigjur me hedhjen e ujit dhe të gazit lotsjellës sapo i janë afruar kordonit të policisë, me qëllim për të mos i lejuar për të kaluar.
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- 'Squllet' protesta e PD/ Hita nuk lejon marshimin drejt ministrive, policia i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj











