Nis edicioni i 11 i Rally Albania,150
pilotë nga 26 vende pjesmarrëse

Nis edicioni i 11 i Rally Albania,150<br />pilotë nga 26 vende pjesmarrëse
Nisi zyrtarisht edicioni i 11 i garës e makinave dhe motorrëve Rally Albania 2015, me pjesmarrjen e rreth 150 pilotëve nga 26 vende të ndryshme të Evropës.

Gara e këtij viti ashtu si edhe në vitet e tjera është ndarë në disa disiplina të ndryshme si në garat me motorrë, ashtu dhe me ato me makina. 

Rally Albania 2015 organizohet nga Edin Kasimati, Drejtor i Garave dhe Julinda Dhame, Administratore e Rally Albania. Ajo shkruan në “Facebook” se “pilotë nga e gjithë bota (26 shtete pjesëmarrëse) do të garojnë në edicionin e 11-të, në një event sportiv që ka fituar reputacionin ndërkombëtar të një gare spektaktakolare”. 

Edhe këtë vit itinerari nga ku do të kalojë gara, përshkon zonat më të bukura të Shqipërisë duke e kthyer ‪‎Rally Albania si një mundësi fantastike për të promovuar vendin tonë”, -shkruan Dhame

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi përshëndeti këtë edicion të Rally Albania bëri një foto me fituesin e vitit të kaluar, italianin Andrea Censentimo e më pas edhe me Renti Sinën që triumfoi në garën me makina.  

Përgjatë shtatë etapava të ndryshme, pilotët, pritet të përshkojnë më shumë se 1800, kilometra në të gjithë vendin tonë. Intinerari pritet të jetë, Tiranë- Velipojë Korçë- Himarë.

Për hërë të parë, gara e rally albania do kalojë në Velipojë Tushemisht dhe përgjatë liqenit të Komanit.

Në këtë këtë edicion të “Rally Albania 2015”, në disiplinën me makina marrin pjesë rreth 30 pilotë, ndërsa më pak të tillë marin pjesë në garën me motorrë.

Gara e djeshme në disiplinën e motorrëve u hap nga fituesi i vitit të kaluar, piloti italian Andrea Kozentino. Ceremoninë e përshëndeti edhe kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkaq ajo e disiplinës së makinave, u hap nga piloti shqiptar Renti Sina. Etapa e parë, ajo e ditës së dielë, nisi nga qendra e Tiranës me destinacion Velipojën. Kohën më të mirë e regjistroi, kampioni italian në motorally, Paolo Çeçi.

Në disiplinën e makinave më i shpejti ishte Renti Sina. Sipas organizatorëve, përveç adrenalinës dhe emocioneve të garës ata pritet të shijojnë edhe bukuritë e natyrës dhe është një mundësi fantastike për të promovuar mundësitë turistike të vendit tonë, duke qenë se kalon në zona të bukura malore bregdetare.

Gara sipas organizatorëve të Rally Albania ndiqet edhe nga gazetarë të huaj. Etapa e dytë, që nis të hënën, prite të ndjekë intinerarin Velipojë- Theth- Velipojë përgjatë 240 km.

RALLY ALBANIA

RALLY ALBANIA

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën