Nis faza e dytë e punimeve në Spitalin Pediatrik në QSUT, ministrja e shëndetësisë: Premtim i mbajtur

TIRANË- Ka nisur faza e dytë të rehabilitmit të Spitalit Pediatrik në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau me mjekët lajmin e nisjes së afërmi të punimeve për Pediatrinë e Përgjithshme, pjesë e investimit madhor të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ashtu sikurse e kemi premtuar, ne fillojmë me fazën e dytë te rehabilitimit të Spitalit Pediatrik, pas përfundimit të fazës së parë, ku ndërtuam një godinë të re për shërbimet e reanimacionit, të kirurgjisë dhe urgjencës pediatrike. Faza e dytë është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 6.2 milionë euro. Tashmë janë përfunduar dhe të gjithë proçedurat dhe jemi gati për të filluar punën për rehabilitimin e strukturës së Pediatrisë së Përgjithshme në Spitalin “Nën ë Tereza”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët, Ministrja Manastirliu tha se kantieri i shëndetësisë nuk është ndalur për asnjë moment në QSUT.

“QSUT është një kantier punësh që është në përfundim e sipër, siç është Spitali Infektiv dhe Spitali i ri I Sëmundjeve të Brendshme, por edhe një kantier në vijim, që do të vijojë të na ofrojë përmirësime të reja në infrastrukturë, siç është Spitali i Kardiokirurgjisë dhe ai I Djegie-Plastikës, për të ecur në fazën tjetër të projektit që kemi për modernizimin e QSUT-së”, tha Manastirliu.

Spitali i ri pediatrik I përfunduar në fazën e parë ofron kushte me standarde europiane, duke përfshirë tre shërbime: Urgjencën, Reanimacionin dhe Kirurgjinë infantile. Modernizimit të QSUT-së do të vijojë me Spitalin Infektiv që pritet të përfundojë së shpejti, me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, që do ta përmbyllet brenda këtij viti si dhe pritet të nisin së shpejti një seri investimesh për fazën e fundit të modernizimit të QSUT.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar