Nis faza e parë për rikonstruksionin
e 'Loro Boricit',topografe në stadium

Nis faza e parë për rikonstruksionin<br />e 'Loro Boricit',topografe në stadium
Premtimi i kryeministrit Edi Rama për rikonstruksionin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi” duket se nuk do të mbetet thjesht premtim.
 
Kjo sepse paraditen e së mërkurës ka mbërritur në Shkodër një kompani që merret me punimet dhe studimet topografike e cila është kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të bërë në mënyrë urgjente të gjitha matjet brenda dhe jashtë stadiumit.
 
Kjo bëhet e ditur nga drejtuesi teknik i kësaj kompanie, Jak Suli i cili bashkë me 4 grupe pune ka nisur menjëherë matjet për ta përfunduar sa më shpejt këtë gjë. 

I pyetur nëse matjet do të bëhen vetëm brenda stadiumit apo dhe jashtë, inxhinieri Suli ka sqaruar gjithçka e njëkohësisht ka theskuar se dorëzimi i këtyre punimeve është kërkuar në mënyrë urgjente nga Federata. 

Me këtë ritëm duket se brenda muajit të ardhshëm gjërat do jenë gati për nisjen e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ky është një lajm i gëzuar për të gjithë shkodranët.
 
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë